15.5 C
Tirana
Friday, March 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEuro 2024/ Ç’duhet të dimë për shortin e së shtunës dhe stadiumet...

Euro 2024/ Ç’duhet të dimë për shortin e së shtunës dhe stadiumet ku do të luhen finalet

Shqipëria do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” të shtunën më datë 2 dhjetor.

Në Hamburg prej orës 18:00 do të hidhet shorti për grupet e “Euro 2024”. Skuadrat janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.

Gjermania si ekipi pritës i Europianit ndodhet në vazon e parë dhe ekipet e tjera në atë vazo janë Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në vazon e tretë ndodhen Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia. Ndërsa vazo e katërt ende nuk është e plotësuar, pasi deri më tani janë të konfirmuar vetëm tre ekipe Italia, Serbia dhe Zvicra.

Tre ekipet e tjera do të përcaktohen nëpërmjet fazës Play – off, ku bëjnë pjesë 12 skuadra bazuar në performacën e tyre në Nations League.  Skuadrat janë të ndara në tre grupe (A, B dhe C) dhe do të luajnë shanset e tyre në marsin e vitit 2024. Tre fitueset e grupit do të plotësojnë edhe vazon e katërt. Europiani “Gjermani 2024” do të nisë më datë 14 qershor dhe do të ulë siparin me finalen e madhe në datë 14 korrik.

Gjermania si vendi pritës do të pozicionohet në Grupin A dhe do të luaj ndeshjen hapëse të Europianit. Përsa i përket formatit do të jetë i njëjtë si ai i “Euro2020”. Dy ekipet që pozicionohen të parat në Grup do të kualifikohen më tej në raundin e 1/16-ve, së bashku me katër ekipet më të mira që vijnë nga vendet e treta në grupe. Më pas starton faza me eliminim direkt nga 1/16-tat në çerekfinalet e Europianit, gjysmëfinalet dhe finalja e madhe.

“Euro2024” do të zhvillohet në dhjetë stadiume të klasit botëror në Gjermani, nga “Olympiastadion”  në Berlin, deri në “Volksparkstadion” në Hamburg. Ndeshja hapëse e Europianit do të luhet në Mynih në stadiumin “Munich Football Arena”, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Berlin në stadiumin “Olympiastadion Berlin”.

Më poshtë të gjitha stadiumet e “Euro 2024” dhe kapaciteti i tyre:

-Berlin (Olympiastadion) 70.000 mijë

-Munich (Munich Football Arena) 67.000

-Dortmund (BVB Stadion Dortmund) 66.000

-Stuttgart (Stuttgart Arena) 54.000

-Hamburg (Volksparkstadion Hamburg) 50.000

-Gelshenkirshen (Arena AufSchalke) 50.000

-Dusseldorf (Düsseldorf Arena) 47.000

-Koln (Cologne Stadium) 47.000

-Frankfurt (Frankfurt Arena) 46.000

-Leipzig (Leipzig Stadium) 42.000

LEXO EDHE: “Çfarë gëzimi, çfarë krenarie! Faleminderit djema”/ Ponari uron Kombëtaren: SIGAL UNIQA do të vijojë t’ju mbështesë fuqishëm

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat