Autoritetet gjermane konfirmojnë se të 4 personat që humbën jetën duke punuar në qytetin e Hamburgut, ishin shtetas shqiptarë, por pa dhënë detaje për identitetin e tyre.
Të martën, në orët e vona të mbrëmjes u nxor dhe trupi i fundit nga pirgu me skela të shembura, duke rënduar më tej bilancin e kësaj tragjedie.
Skela u shemb ditën e hënë nga kati i 8-të i një boshti ashensori. Të paktën tre punëtorë vdiqën menjëherë në vendngjarjes, ndërsa një i katërt mbeti i bllokuar.
Hetuesit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Hamburgut vijojnë hetimet për të gjetur shkaqet e rrëzimit të skelës.