23.5 C
Tirana
Sunday, May 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShembet skela në një kantier ndërtimi në Hamburg/ 3 të vdekur dhe...

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Hamburg/ 3 të vdekur dhe disa të zhdukur

Të paktën tre punëtorë humbën jetën pas shembjes së një skele në një kantier të madh ndërtimi në qytetin e rëndësishëm gjerman të Hamburgut.

Disa persona janë zhdukur nën strukturë, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuimin e të gjithë zonës ku në ato momente ndodheshin rreth 700 vetë, shkruajnë mediat vendase.

Skela ra në boshtin e ashensorit.

Fillimisht u raportua për 5 të vdekur, por më pas numri u rishikua ne tre.

Aksidenti ka ndodhur në Hafencity, zona e një projekti të madh të rizhvillimit të ish-pjesës së portit të Hamburgut. Aty është parashikuar projekt i ri me godina biznesesh, banimi dhe argëtimi i cili do të përfshijë gjithashtu një terminal shtesë anijesh lundrimi.

Punëtorët që vdiqën ishin duke ndërtuar boshtin e ashensorit kur skela u shemb duke zënë poshtë të paktën tetë prej tyre, sipas dëshmitarëve okularë.

“HafenCity”, në brigjet e lumit Elba, ka qenë dikur një zonë e varfër por është rizhvilluar në atë që konsiderohet si një projektet më të mëdha të rigjenerimit urban të Europës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat