14.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanesat me qira, me NIPT/ Rregullat e reja për qiradhënësit hyjnë sot...

Banesat me qira, me NIPT/ Rregullat e reja për qiradhënësit hyjnë sot në fuqi

Duke nisur nga sot, kush jep prona me qira në “Booking” apo “AirBnb” nuk do ketë më mundësi të operojë në informalitet.

Mes kompanive ndërkombëtare që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe administratës tatimore është vendosur bashkëpunimi për formalizimin e tregut dhe për taksat që duhet të paguhen për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë afatshkurtër.

Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, platforma ‘Booking’, nëpërmjet një njoftimi, u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve se nëse nuk deklarojnë NIPT-in, nga sot, 1 Nëntor 2023, do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban ‘Booking’.

Shembull: nëse një shtëpi ka një qira ditore 100 euro, ‘Booking’ merr zakonisht 12-18% komision, ose 12-18 euro. Tashmë ‘Booking’ do t’u mbajë pronarëve të apartamenteve TVSH-në mbi komisionin që ajo merr, 2.4-3.6 euro shtesë.

Këtë shumë ‘Booking’ do t’ua paguajë më pas autoriteteve fiskale shqiptare. Pavarësisht se shuma që platforma do të mbajë si TVSH mbi komisionet mund të mos jetë shumë e lartë, synimi i Tatimeve është që përmes këtyre pagesave të identifikohen individët e regjistruar në këtë platformë, pasi të dhënat nga pagesat e kryera nga ‘Booking’ do t’i dërgohen Drejtorisë së Tatimeve. Këta të fundit do t’u drejtohen më pas pronarëve të apartamenteve për t’u kërkuar që të paguajnë taksat mbi të ardhurat që ata përfitojnë, në bazë të legjislacionit fiskal.

Pas identifikimit nga tatimet, individët pronarë kanë dy alternativa:

  • Të vazhdojnë që të mbajnë statusin që kanë, d.m.th. të mos regjistrohen në tatime, por ndërkohë duhet të paguajnë 15% si tatim mbi të ardhurat që ata marrin nga qiraja.
  • Të regjistrohen si subjekt tregtar të kategorizuar, si struktura akomoduese për të cilat detyrimi i TVSH-së është 6%. Kategorizimi si strukturë akomoduese për përfitimin e TVSH-së 6% kryhet nga Ministria e Turizmit, dhe më tej pas marrjes të tij, subjekti tregtar regjistrohet për NIPT në Tatime.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat