11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi“Java Botërore e Investitorit”, nis loja virtuale e Bursës

“Java Botërore e Investitorit”, nis loja virtuale e Bursës

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mori pjesë në eventin që shënoi fillimin e lojës virtuale të Bursës, organizuar nga Fondacioni Gjerman Sparkassen për Bashkëpunim Ndërkombëtar (DSIK Albania) dhe Bursa Shqiptare e Titujve (ALSE), si pjesë e nismave për “Javën Botërore të Investitorit”.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në këtë konkurs ndërkombëtar, e përfaqësuar nga skuadrat e studentëve nga 15 universitete publike e private.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, znj. Mimoza Kaçi, Nëndrejtore Ekzekutive e AMF-së vlerësoi angazhimin e të rinjve për të thelluar dhe për të përdorur në praktikë njohuritë për tregjet e kapitalit, të marra gjatë studimeve universitare.

Ajo u shpreh se përfshirja e studentëve në lojën virtuale do t’u japë mundësi atyre të njohin nga afër mekanizmat dhe mënyrën e tregtimit të instrumentave financiarë në Bursë.

Nëndrejtorja Ekzekutive e AMF-së nënvizoi gjithashtu se gjatë vitit 2020 u miratua paketa e re legjislative për tregjet e kapitalit dhe për sipërmarrjet e investimeve kolektive, e cila krijon mundësi për zhvillime të reja në tregjet financiare jobankare.

Në fund, duke u uruar suksese të gjithë studentëve pjesëmarrës, ajo u shpreh se Autoriteti do t’u mundësojë studentëve të skuadrës fituese nga Shqipëria zhvillimin e praktikave mësimore pranë AMF.

Përgjatë konkursit, skuadrat pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës do të hyjnë në një platformë virtuale të centralizuar, e cila do t’i pajisë me fonde virtuale, që mund t’i investojnë në portofole të titujve me çmime reale tregtimi. Në fund, një juri e pavarur ndërkombëtare do të vlerësojë performancën e portofolëve virtualë të investimeve dhe do të shpallë skuadrën fituese. /AMF

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat