15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria po kthehet në destinacionin e preferuar për turistët e huaj. Por...

Shqipëria po kthehet në destinacionin e preferuar për turistët e huaj. Por sa të gatshëm jemi për të përballuar një fluks turistik?

Shqipëria është kthyer në destinacionin më të preferuar të italianëve për pushimet verore jashtë vendit të tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga një prej televizioneve më të mëdha në shtetin fqinj.

Televizioni “La7” ka zbuluar destinacionet më të kërkuara nga italianët për verën e 2023-shit ku në vend të parë ndodhet një qytet shqiptar, Ksamili.

Sipas një klasifikimi nga Airbnb, mbi bazën e prenotimeve që janë kryer deri tani, për italianët do të jenë kryesisht pushime në det.

Këtë vit, janë 2 vende që dominojnë në renditje duke marrë pozicionet e para: Shqipëria dhe Spanja.

Shqipëria renditet në krye të klasifikimit të dhjetë destinacioneve më të kërkuara me qytete si Ksamili në vendin e parë, Saranda në vendin e tretë dhe Vlora në të katërtin.

Edhe sipas tabloidit britanik “Telegraph”, numri i britanikëve që do të zgjedhin Shqipërinë këtë verë pritet të jetë shumë i lartë. Madje kaq i fortë është ky interes për udhëtime aq sa Shqipëria është destinacioni më i popullarizuar ballkanik duke eklipsuar Kroacinë më të famshme.

Duket se tashmë Shqipëria është futur në listën e preferencave të pushuesve evropianë duke rivalizuar denjësisht edhe me destinacionet më të rëndësishme turistike si Spanja, Greqia e Kroacia.

Por sa të gatshëm janë hotelet në Shqipëri për të mirëpritur turistët e huaj?

Turizmi është një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare por për të tërhequr sa më shumë turistë duhet të marrim përsipër shumë përgjegjësi. Për këtë arsye kompanitë e sigurimeve, mes shumë produkteve që ofrojnë, është edhe një siguracion që i dedikohet plotësisht bareve, restoranteve dhe hoteleve: “Sigurimi i Përgjegjësisë për Hotelet dhe Restorantet”.

Ky siguracion është shumë i rëndësishëm për disa arsye.

E para sepse mbron interesat e klientëve.

Ata europianë kur paraqiten nëpër hotele e kërkojnë këtë lloj sigurimi. A është ky hotel i siguruar? A ka sigurimin për përgjegjësinë mbi dëmet që mund ti shkaktojë çdo personi brenda hotelit? A ka ky hotel prëgjegjësi për dëme që mund të shkaktohen jashtë hotelit, për shkaqe të brendshme të hotelit?

E dyta, kjo policë sigurimi mbulon dëmet që i shkaktohen palëve të treta, klientëve tuaj (si trupore ashtu edhe pasurore) që rrjedhin nga ushtrimi i veprimtarisë suaj.

Këtij siguracioni mund ti shtohet edhe Sigurimi i Pronës për të mbuluar edhe çdo dëm fizik që mund t’i shkaktohet ndërtesës.

Merrni Siguracionin që mbron biznesin tuaj por edhe i ofron siguri maksimale klientëve:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe…/sigurimi-i-pergjegjesive/

Duhet të jemi të vetëdijshëm se, është e domosdoshme që të gjitha hotelet, në të gjithë territorin e Shqipërisë, duhet të kenë këtë lloj sigurimi dhe këtë lloj përgjegjësie në mënyrë që çdo ngjarje e papritur të mos i dëmtojë financiarisht.

Siguroni dhe ju hotelin, restorantin apo barin tuaj. Mbroni biznesin, stafin, klientët dhe punoni të qetë duke transferuar çdo rrezik te kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria.

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat