21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë pasagjeri 35-vjeçar/ Arrestohet shoferi

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë pasagjeri 35-vjeçar/ Arrestohet shoferi

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës, pasi automjetit me të cilin ai po udhëtonte si pasagjer, doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë  arrestuan shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç”, njofton policia.

Policia bën të ditur gjithashtu se ka arrestuar shoferin e mjetit, E.Hasanllari 34 vjeç.

Përgjatë muajit Maj, në të gjithë vendin u regjistruan 138 aksidente rrugore ku humbën jetën 13 persona dhe u plagosën 188 të tjerë.

Shqipëria rënditet e teta ndër 37 vende në Europë për numrin e vdekjeve nga aksidentet rrugore në raport me popullsinë. Të dhëna janë rezultat i kryqëzimit të shifrave të Eurostat për bashkimin Europian, Instat dhe Transport Community Permanent Secretariat për rajonin.

Cilat janë shkaqet kryesore të aksidenteve në vend?

Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari, në një analizë të mëparshme rëndiste 9 shkaqe se përse ka kaq shumë aksidente rrugore në Shqipëri, ndër të cilat përmendim: Drejtimin e mjetit pa praktikat e duhura, humbjen e reflekseve apo e kontrollit të mjetit, infrastruktura rrugore, mjetet e tejpërdorura në rrugët e këqija, mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse, drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit, përdorimi multifunksional i rrugëve të makinave duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta pa kriter, mungesa e mbrojtëseve të duhura anësore, vendosja e gomave të përdorura nga drejtuesit e mjeteve, përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu dhe në verë dhe së fundmi mungesa e frikës ndaj ligji.

LEXO EDHE: Ja pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat