13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMaqedoni e Veriut, nxirret nga uji makina e familjes Pacolli bashkë me...

Maqedoni e Veriut, nxirret nga uji makina e familjes Pacolli bashkë me 3 trupat e pajetë

Nxirren nga lumi Lepenc në Maqedoninë e Veriut trupat e pajetë të 3 anëtarëve të familjes Pacolli nga Kosova.

Viktimat nga kjo ngjarje e rëndë janë bashkëshortët Naim dhe Merita Pacolli, 60 dhe 48 vjeç, si dhe djali i tyre 16-vjeçar Ermal Pacolli.

Trupat e pajetë u gjetën në pjesën e pasme të makinës, me gjasë pasi ata u përpoqën të dilnin prej mjetit. Lajmin e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme të RMV.

“MPB njofton opinionin se nga ana e zyrtarëve policor të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” në lumin Lepenc janë gjetur tre trupa të pajetë, të cilët ishin në kërkim pas aksidentit të djeshëm në rrugën Shkup – Bllacë. Është gjetur edhe vetura BMV, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se 4 anëtarët e familjes nga Kosova përfunduan me makinë në lumë rreth orës 15:20 të së shtunës, në aksin rrugor Shkup-Bllacë, në Maqedoninë e Veriut.

Makina BMW ku udhëtonte familja Pacolli ra në lumin Lepenc, pasi u përplas me një tjetër automjet. Kërkimet nisën prej pasdites së djeshme.

Nga 4 personat që ndodheshin në automjet, u arrit të shpëtohej një 20-vjeçar i cili u dërgua në spital. Ai mësohet se arriti të hidhej nga makina para se mjeti të merrej nga rrjedha e lumit.

Në operacionin për gjetjen e familjes që udhëtonte drejt Prishtinës u angazhuan autoritetet maqedonase e ata nga Kosova, por edhe vullnetarë.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat