13.5 C
Tirana
Sunday, May 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Po eklipson Kroacinë"/ Telegraph: Pse miliona turistë britanikë priten të dynden drejt...

“Po eklipson Kroacinë”/ Telegraph: Pse miliona turistë britanikë priten të dynden drejt Shqipërisë

Tabloidi i njohur britanik Telegragh shkruan për Shqipërinë, se si ajo po shndërrohet nga një destinacion që vite më parë ishte i panjohur, tashmë në një vend që është në fokus gjatë sezonit veror.

Ky konstatim, i medias prestigjioze nuk është rastësor, por e mbështetur në një analizë të disa faktorëve.

E para nis me linjat ajrore. Dy nga kompanitë me të mëdha, me kosto të ulët, që operojnë në sektorin ajror global, Ryan Air dhe Wizz Air, kanë shpallur si rrallë herë, fluturime konkurruese nga Britania e Madhe. Dy kompanitë kanë deklaruar synimet e fluturimeve në Tiranë, njëra nga Stansted, Manchester ndërsa tjetra nga Liverpool, Birmingham teksa të përbashkët kanë kryeqytetin e Skocisë, Edinburgh.

Shifrat tregojnë se vitet e fundit, numri i britanikëve në Shqipëri është rritur dhe shtimi i këtyre fluturimeve, mund të sjellë një fluks të pushuesve anglez në vendin tonë.

Sipas artikullit, një tjetër arsye, është ngritja e aeroportit të ri në Vlorë. Ky i fundit do të ndryshojë të gjithë lojën e tur operatorëve pasi i zbret turistët në zemër të rivierës. Kjo do të lehtësojë shumë operatorët që për të shkuar në Sarandë, duhet të kalonin nga Korfuzi.

Sipas Telegraph, numri i turistëve britanikë në Shqipëri, do të ishtë i lartë për një sërë çështjesh. Një, sepse tur operatorët bazë në Britani, tani do të kenë mundësinë të përfshijnë në itenerarin e tyre më shumë destinacione pas zhvillimit të këtij sektori në 3 dekadat e fundit në Shqipëri. Arsyeja e dytë është rritja e shërbimit dhe hapësirave akomoduese, përgjatë bregdetit.

Kaq i fortë është ky interes për udhëtime aq sa Shqipëria është destinacioni më i popullarizuar ballkanik duke eklipsuar Kroacinë më të famshme.

Ne po shohim gjithashtu një klientelë më të re në moshë, për shkak të popullaritetit të resorteve të plazhit të Shqipërisë në Instagram”, shprehen agjentët për median britanike.

LEXO EDHE: Gati për sezonin veror? Menaxheri i hotelit të njohur: Falë sigurimit në SIGAL UNIQA, ne punojmë të qetë ndërsa turistët pushojnë të sigurt

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat