14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetErë e fortë dhe breshër, Vlora “pushtohet” nga moti i keq

Erë e fortë dhe breshër, Vlora “pushtohet” nga moti i keq

Pas disa ditësh me diell dhe temperatura të larta, i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë ditën fundit nga reshje shiu, herë herë me shtrëngata, breshër, erë dhe ulje temperaturash.

Një prej qyteteve më të prekura është Vlorë, ku së fundmi policia ka bërë apel për kujdes nga drejtuesit e mjeteve.

Qyteti bregdetar para pak minutash është përfshirë nga një reshje të dendura breshëri, që kanë zbardhur rrugët e  qytetit.

Edhe era e fortë ka dhënë edhe efektet e saj. Pisha 100 vjeçare në “Sheshin e Flamurit” është rrëzuar por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Sa të përgatitur jemi për të përballuar fenomene të tilla që nuk janë në dorën tonë? A i kemi të siguruara apartamentet, shtëpitë, bizneset tona? Po automjetet tona, a kanë siguracionin e duhur?

Sigurimi i Pronës

SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për pasuritë e paluajtshme (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik, lëndë e parë, mallra).

Çfarë rreziqesh mbulohen?

Kompania e sigurimit ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:

  • Zjarrit,
  • Tërmetit,
  • Përmbytjes,
  • Stuhisë,
  • Rrufesë,
  • Shpërthimit,
  • Përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij.

Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

LEXO EDHE: A duhet ta siguroj shtëpinë? Shkrepa: Një apartament 100 m² kushton minimalisht 10 mln lekë të reja, tarifa e sigurimit 10 mijë lekë në vit

Cili siguracion mbron makinën time nga fatkeqësitë natyrore?

Automjetet janë shumë të rëndësishme për përditshmërinë tonë. Ndaj secili duhet ta ketë të siguruar atë. Por jo të gjitha siguracionet janë njësoj.

Nëse jeni duke kërkuar sigurimin e duhur për makinën tuaj, i cili t’ju mbroj financiarisht edhe nga dukuritë natyrore, zgjidhni Siguracionin KASKO.

Mbulimet:

  • Dëmtime Aksidentale

Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

  • Thyerja e xhamave

Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm

  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

  • Katastrofat Natyrore

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme

Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementeve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.

  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër

Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar

  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

LEXO EDHEDëborë dhe ulje temperaturash/ KASKO dhe “AutoSOS”, mbrojtje maksimale për makinën tuaj gjatë dimrit

Mos bëni kompromis me ato që keni ndërtuar me shumë mund dhe djersë. Sigurojini ato dhe mbroni financat tuaja.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat