17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDimër i shkurtër në Pranverë

Dimër i shkurtër në Pranverë

Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, Shqipëria do të jetë e përfshirë nga temperatura tipike dimri.

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu, në mjaft raste edhe me shtrëngata dhe breshër, si dhe ulje të temperaturave me të paktën 5 gradë.

Por duke filluar nga e marta, temperaturat do të vijojnë të zbresin deri në -3 gradë.

LEXO EDHE: Erë e fortë dhe breshër, Vlora “pushtohet” nga moti i keq

Hakil Osmani (meteorolog): Gjatë ditës së martë do të kemi një tjetër rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit me të paktën 5 gradë Celsius, duke bërë që temperaturat në orët e para të mëngjesit në zonat malore të regjistrojnë edhe -1 gradë Celsius. Dita e mërkurë do të sjellë sërish rënie të temperaturave të ajrit në -3 gradë Celsius.

Ndërkohë në zonat malore do të rikthehen reshjet e deborës.

Hakil Osmani (meteorolog): “Priten të jenë prezente në 700 m mbi nivelin e detit, më të fokusuara do të jenë në zonat verilindore dhe shumë më pak në juglindje të Shqipërisë.”

Java do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, por me temperatura që do të rriten sërish.

Hakil Osmani (meteorolog): “Priten të rikthehen duke filluar nga dita e premte dhe në vijim, po ashtu edhe pjesa e parë e muajit Prill.

LEXO EDHE: Mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore/ Por vetëm 5% e banesave në Shqipëri kishin një sigurim prone gjatë vitit 2022

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat