Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi. Parashikohen reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar.
Gjithashtu parashikohet borë e dobët në zonat malore. Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalizohen vetëm në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare jugore deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.