9.5 C
Tirana
Wednesday, November 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetA duhet ta siguroj shtëpinë? Shkrepa: Një apartament 100 m² kushton minimalisht...

A duhet ta siguroj shtëpinë? Shkrepa: Një apartament 100 m² kushton minimalisht 10 mln lekë të reja, tarifa e sigurimit 10 mijë lekë në vit

A duhet ta siguroj shtëpinë time?

Kjo ishte tema e emisionit “Flasim për Ekonominë” në RTSH dhe Radio Tirana për këtë javë.

Mes të ftuarve nga Shoqata e Siguruesve, aktorë të tregut dhe ekspertë të fushës ishte edhe Ogert Shkrepa, Drejtor i Departamentit të Pronave dhe Garancive në SIGAL UNIQA Group AUSTRIA u shpreh se,

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Bardh Sejdarasi se, “Çfarë duhet të kem parasysh para se të vijë në SIGAL UNIQA për të siguruar shtëpinë time? Unë dhe qytetarët e tjerë shqiptarë?”, Shkrepa tha ndër të tjera se, nëse prona është e regjistruar dhe ka një certifikatë pronësie merret në sigurim nga kompania e sigurimit.

Sipas tij, SIGAL UNIQA Group Austria ofron jo vetëm Sigurimin nga Zjarri por edhe Sigurimin nga Katastrofat Natyrore. Tërmeti, përmbytja, stuhia, rrëshqitja e tokës.

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Sigurimet e Pronës, ja kompania që njeh vetëm rritje dhe që besohet më shumë nga qytetarët

Ogert Shkrepa: Tani, të gjithë e dimë që jeta ka plot dhe rreziqe dhe që janë të afta që në çdo moment të dëmtojnë atë që ti e ke ndërtuar me mund dhe për një kohë shumë të gjatë.

Për kompaninë e sigurimit është shumë e rëndësishme që prona të jetë  e certifikuar. Nëse prona është e regjistruar dhe ka një certifikatë pronësie merret në sigurim nga kompania e sigurimit.

Ne të gjithë klientëve i ofrojmë jo vetëm Sigurimin nga Zjarri por edhe Sigurimin nga Katastrofat Natyrore. Tërmeti, përmbytja, stuhia, rrëshqitja e tokës.

Por Drejtori i Departamentit të Pronës në kompaninë më të madhe të sigurimeve në vend foli edhe për lehtësirat që ofron kjo e fundit, duke përmbur edhe SIGAL ONLINE.

Ogert Shkrepa: Sigurimi është shumë i thjeshtë. Kompania ku unë punoj e shet edhe online Sigurimin e Banesave. Pra, vetëm me një klik, ti mund të hysh, të deklarosh sa metra katrorë ke, të deklarosh të dhënat e certifikatës së pronësisë, numër pasurie, zone kadastrale dhe automatikisht të dalin sa është përgjegjësia e siguruesit, pra sa është shuma maksimale për sigurimin, sa është tarifa që ti paguan.  

Por sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?

Ogert Shkrepa: Tarifat e kompanive të sigurimit janë shumë të ulta. Llogarit që në një vit për një pronë, për një banesë Sigurimi kushton vetëm 100 lekë për metër katror. Një apartament 100 metra katrorë dhe që kushton 10 milionë lekë të reja, të paguaj 10 mijë lekë në vit, maksimumi. Dhe kjo pronë sigurohet si nga zjarri, tërmeti, ashtu edhe nga përmbytja apo rrjedhja e tubacioneve. Dhe je i qetë. Ti e vendos familjen në një shtëpi që e ke të siguruar.

Ka shumë raste për shembull, të bombolave të gazit. Ka shumë raste të defekteve elektrike. Ti nuk e di se çfarë komshiu ke. Ti e sheh me bombol gazi në pallat dhe mendon ishalla nuk është komshiu im. Këtu në Tiranë ti nuk i njeh komshinjtë. Kush do e mbulojë atë zjarr? Prandaj kompanitë e sigurimit bien dakord që për çdo zjarr që bie në pronë, mjafton të mos jetë akt vandalist. Çdo zjarr tjetër që ndodh në pronë është e mbuluar nga kompania e sigurimit.

Ti bën sigurimin e pronës, që varion nga 5,000 deri në 10,000 lekë në vit. Ne e kemi më kollaj ta lajmë makinën 10 herë në vit dhe mos sigurojmë pronën. Sikur mos lash makinën 10 herë në vit ti ke nxjerrë shumën e sigurimit të pronës.

Emisioni i plotë: 

LEXO EDHENjë dimër i mbushur me rreziqe/ Sigurimi i Pronës jetik, për të mos shkuar drejt rrënimit financiar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat