Një person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur në një aksident në autostradën A-1, në drejtim të veriut, në afërsi të kryqëzimit të Brinje, në Kroaci.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:43, kur një autobus me targa shqiptare për arsye të panjohur ka humbur kontrollin, ka përplasur një gardh dhe është përmbysur.
Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi.
Autobusi drejtohej nga një shtetas shqiptar 58-vjeçar.
Të lënduarit kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.
LEXO EDHE: Kartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë