14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Monitor": Edhe për vitin 2022, tregu i sigurimeve u kryesua nga SIGAL...

“Monitor”: Edhe për vitin 2022, tregu i sigurimeve u kryesua nga SIGAL UNIQA Group Austria

Teksa Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi raportin vjetor për ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri, revista më e madhe ekonomiko-financiare në vend, “Monitor” ka bërë një rënditje sa i përket tregut të të sigurimeve të Jo-Jetës, ku operojnë 8 kompani.

Sipas “Monitor”, në nivel të kompanive të veçanta, edhe për vitin 2022 tregu i sigurimeve u kryesua nga SIGAL UNIQA Group Austria, që shënoi një rritje të pjesës së saj të tregut në 26.8% të primeve të shkruara bruto, nga 25.6% që mbante një vit më parë.

SIGAL UNIQA Group Austria, shkruan “Monitor”, ishte njëkohësisht edhe kompania me rritjen më të lartë të primeve, me 13.3% krahasuar me një vit më parë, për një vlerë totale prej 5.16 miliardë lekësh.

LEXO EDHE: Sigurimet e Jo-Jetës gjatë vitit 2022/ AMF: Ja kompania që vijon të kryesojë tregun

Albsig ruajti vendin e dytë në treg edhe për vitin 2022, por pjesa e saj e tregut pësoi rënie në 18.2%, nga 18.7% që kishte qenë një vit më parë. Rritja vjetore e primeve të Albsig ishte 5.5%, më e ulët se rritja mesatare prej 8.35% e regjistruar në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës.

Eurosig për vitin 2022 mori vendin e tretë ne treg, me 13.5% të primeve të shkruara bruto, nga 13% që zotëronte një vit më parë. Eurosig shënoi rritjen e dytë më të lartë në treg, me 12.5% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group rënditet e katërta, me 12.5% të primeve të shkruara bruto, nga 13% që mbante një vit më parë.

Ndërsa kompania tjetër e Vienna Insurance Group, Intersig për vitin 2022 mbante 9.4% të tregut, edhe kjo në rënie nga niveli prej 9.8% i vitit 2021.

Intersig shënoi një nivel të rritjes së primeve të njëjtë me Sigma Interalbanian, prej 3.7% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Më tej renditja vijon me Insig, 7.1%, dhe Ansig, që ka arritur në 6.6% të tregut, nga 6.4% që mbante një vit më parë.

Atlantik për vitin 2022 ka zbritur në vendin e fundit në treg, me 6% të primeve të shkruara bruto.

Në nivel të grupeve siguruese, renditja për vitin 2022 kryesohet sërish nga UNIQA Group Austria, me 26.8% të primeve të shkruara bruto (25.6% në vitin 2021), e ndjekur nga Vienna Insurance Group, me 21.8% dhe grupi Eurosig, me 20.6%.

LEXO EDHE: Jetë, Shëndet, Pronë, Automjet…/ I pakonkurueshëm dhe gjithmonë një hap para të tjerëve, SIGAL UNIQA mbyll 2022 në krye të tregut të sigurimeve

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat