9.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrëzohet mbikalimi në Bahçallëk, rrezikohen këmbësorët dhe makinat

Rrëzohet mbikalimi në Bahçallëk, rrezikohen këmbësorët dhe makinat

Prag tragjedie në Shkodër, pasi është rrëzuar mbikalimi i këmbësorëve në hyrje të qytetit, në lagjen “Bahçallëk”.

Nga raportimet e para fatmirësisht mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme material.

Njoftimi i Policisë Shkodër – Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat