11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet6 arsye pse na nevojitet Sigurimi i Shtëpisë

6 arsye pse na nevojitet Sigurimi i Shtëpisë

Blerja e një banese do të thotë planifikim dhe kursim disa vjeçar.

Shumë prej nesh, të gjitha investimet e një jete i hedhim në blerjen e një shtëpie. Sidomos ata që kanë punuar për vite të tëra në emigracion.

Por shtimi i fatkeqësive natyrore është kthyer në një rrezik potencial për pasurinë tonë ndaj ideja e të pasurit e një police Sigurimi po bëhet gjithmonë e më shumë e rëndësishme.

Pak shpenzime çdo vit për të shmangur një rrënim financiar që mund të dojë një jetë të tërë të rikuperohet.

Pse sigurimi i shtëpisë është i domosdoshëm?

  1. Siguracioni nuk mbron vetëm shtëpinë tuaj

Një policë e sigurimit të shtëpisë nuk mbron vetëm pronën tuaj. Ajo mbulon gjithashtu edhe pajisjet, mobiljet madje edhe dëmet që i shkaktohen një shtëpie tjetër nëse shkaku vjen nga ajo e juaja.

2. Zëvendëson humbjet tuaja

Sigurimi i Shtëpisë tuaj ju jep siguri financiare duke rikthyer atë në gjendjen para ndodhisë. Qoftë ai zjarr, tërmet, përmbytje etj.

3. Ju mbron nga fatkeqësitë natyrore

Fatkeqësitë natyrore, që po rriten vit pas vit, janë shndërruar në makthin e qytetarëve.

Marrja përsipër e shpenzimeve për riparimin e pjesëve të dëmtuar apo e të tërës në total do të dëmtonte shumë financat tuaja familjare dhe do shkaktonte stress.

4. Nuk kushton shtrenjtë

Një siguracion banese kushton duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit dhe përfitimet janë shumë më tepër sesa mund të blejnë paratë.

5. Siguron qetësi mendore

Sigurimi i shtëpisë suaj ju jep luksin të jetoni të qetë. Pasi të keni paguar policën e sigurimit, mbrojtja e pronës tuaj nuk është më përgjegjësia juaj por e kompanisë ku jeni siguruar.

6. Blerja, një proces shumë i thjeshtë

Duke klikuar në www.sigal.com.al dhe duke ndjekur hapat e thjeshtë, në pak polica mbërrin e-mail. Pra, ju nuk keni pse të dilni nga shtëpia apo të lini punët tuaja për të gjetur një zyrë SIGAL në qytetin tuaj.

LEXO EDHESigurimi i Shtëpisë Online me SIGAL UNIQA/ Thjesht, Shpejt dhe me plot përfitime

Mos harroni! Shqipëria mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë për rrezikun nga fatkeqësitë natyre; përmbytje, tërmete, zjarre e të tjera. Ndaj të pasurit e një police Sigurimi për banesën tuaj nuk është luks por domosdoshmëri!

Askush në botë nuk mundet dot të parandalojë përmbytjet, tërmetet, zjarret dhe ngjarje të tjera. Por sado shkatërruese të jetë një ndodhi, efekti pasues është më i vogël dhe dhimbjet më të pakta pasi kostot financiare mbulohen nga kompania e sigurimeve.

Kështu, familjet kanë mundësi ta rindërtojnë sërish jetën si më parë pa qenë nevoja të presin dyerve të zyrave shtetërore.

Për çdo pyetje apo paqartësi që mund të keni, shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat