Sistemi elektrik i një pallati të rindërtuar pas tërmetit është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Lezhë.
Flakët kanë nisur në bllokun e sistemit elektrik në pallatin që ndodhet në lagjen “Skënderbeg”, duke krijuar panik te banorët, të cilët kanë dalë nga apartamentet e tyre.
RËNDËSIA E TË QËNURIT TË SIGURUAR
Edhe atëherë kur mendon se nuk do të prekesh nga një zjarr ndodh e papritura dhe dëmet që pasojnë mund të jenë me të vërtetë shumë të larta.
Edhe pse mund të mendoni se keni marrë çdo masë për të siguruar pronën tuaj, nuk mund të mohoni mundësinë e aksidenteve nga zjarri. Qoftë ai një aksident në kuzhinë, tension i lartë elektrik, pajisje me defekt, zjarrvënie të qëllimshme, zjarre natyrore etj.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh, si:
- Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
- Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji.
Kompania e sigurimit mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.
Si funksionon sigurimi nga zjarri?
Në rast zjarri në pronën tuaj, ju duhet të dorëzoni një kërkesë për dëmshpërblim me kompaninë e sigurimit. Sigurohuni që të fotografoni të gjithë pasurinë e dëmtuar për të dokumentuar çdo gjë lidhur me dëmin e pësuar.
Kompania do të dërgojë një vlerësues dëmi në shtëpinë tuaj për të vlerësuar dëmin.
Kur të merrni vlerësimin nga siguruesi, kujdesuni që të rishikoni çdo gjë dhe të krahasoni policën tuaj për t’u siguruar që të merrni mbulimin për të cilin keni paguar.
Çfarë nuk mbulon sigurimi nga zjarri?
Polica e sigurimit të shtëpisë suaj do të paguajë për dëmet që ka pësuar prona juaj deri në shumat e siguruara nga zjarri.
Nëse pronari i shtëpisë vendos zjarrin në mënyrë të qëllimtë, dëmet e shkaktuara nuk mbulohen nga kompania e sigurimit.
Pagesa në kesh dhe vlera e riparimit dhe kthimit në gjendjen para dëmit
Është e rëndësishme të dini se polica e sigurimi paguan vlerën e dëmit në para kesh apo koston e zëvendësimit për dëmtimin e pasurisë gjatë një zjarri.
Sigurimi nga zjarri për bizneset
Kjo përfshin dëmtimin ndaj ndërtesës së biznesit tuaj, strukturave të bashkuara apo të ndara/shkëputura, pajisjet e zyrës, makineritë dhe inventarin.
Shumica e policave të sigurimit të bizneseve do të paguajnë gjithashtu për shpenzime operacionale shtesë nëse ju duhet të zëvendesoni operacionet e biznesit tuaj në një vendndodhje të përkohshme. Pra mund të ofrohet edhe mbulim shtesë nga Ndërprerja e biznesit.
Është e rëndësishme që të mbani një inventar të përditësuar të pajisjeve të biznesit dhe të artikujve të tjerë me vlerë të biznesit tuaj.
Gjithashtu ju duhet që t’i mbani dokumentet e rëndësishme të biznesit tuaj në një vend të sigurt, në mënyrë që ato të mund të mos shkatërrohen nga zjarri.
A kam nevojë për sigurimin nga zjarri?
Prona juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i saj (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një shkatërrim financiar.
Nëse ju keni një kredi, juve do t’ju kërkohet automatikisht që të blini sigurimin e shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një kredi të tillë.
Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.
Kujtojmë se tashmë ju mund të siguroni apartamentin, vilën, biznesin nga humbja, dëmtimi ose shkatërrimi pa qenë nevoja të paraqiteni në një zyrë SIGAL por direkt nga celulari apo laptopi juaj.
Hyni në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari siguracionin e shtëpisë. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.
Ne nuk mund të parandalojmë ngjarjet e papritura por duke u siguruar ne kthejmë pronën tonë në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.
Mos bëni kompromise me financat tuaja! Mbrohuni duke siguruar çdo gjë me vlerë që posedoni…