-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreziku i shtuar/ Fatkeqësitë natyrore zhvendosën 3.3 milionë amerikanë vitin e kaluar....

Rreziku i shtuar/ Fatkeqësitë natyrore zhvendosën 3.3 milionë amerikanë vitin e kaluar. Shqipëria në “rreth të kuq”

Më shumë se 1.3% e popullsisë së rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyrua të zhvendoset si pasojë e fatkeqësive natyrore gjatë vitit 2022.

Uraganet janë shkaku kryesor i këtyre shpërnguljeve të detyruara sipas të dhënave të konfirmua nga sondazhi i parë i këtij lloji nga Byroja e regjistrimit në vend.

Rezultatet e sondazhit tregojnë se 3.3 milionë amerikanë braktisën vendbanimet e tyre si pasojë e uraganëve, përmbytjeve, zjarreve, tornadove apo fatkeqësive të tjera natyrore.

Sondazhi u zhvillua online në një periudhë 2-vjecare.

Disa shtete rezultuan më të prekura se të tjerët. Në Florida, rreth 1 milion njerëz, ose 1 në 17 banorë të rritur, u zhvendosën nga vendbanimet që u shkatërruan nga uraganet Ian dhe Nicole vjeshtën e kaluar.

Më shumë se 409 mijë njerëz – ose pothuajse 1 në 8 banorë – u zhvendosën në Luiziana, e cila pati një sezon relativisht të qetë stuhie në vitin 2022, edhe pse banorët ende po përballeshin me pasojat shkatërruese të uraganit Ida vitin e kaluar.

Ndër shtetet me shkallën më të ulët të popullsisë së rritur që u zhvendos nga fatkeqësitë janë Indiana, Maine, North Dakota, Ohio dhe Oklahoma.

Nga 3.3 milionë të rriturit e zhvendosur, më shumë se një e treta qëndruan jashtë shtëpive të tyre për më pak se një javë; ndërsa rreth 1 në 6 banorë nuk u kthyen kurrë në shtëpitë e tyre.

Rreziku nga fatkeqësitë natyore dhe Shqipëria

Humbjet globale të sigurimeve për katastrofat natyrore parashikohen të arrijnë në 112 miliardë dollarë për vitin 2022, shkruan “Reuters“.

Këto humbje janë kryesisht pasojë e ndikimit të uraganit Ian që goditi Floridën në fillim të këtij viti.

Përmbytjet dhe breshëri në Europë, përmbytjet në Australi dhe stuhitë e forta në Shtetet e Bashkuara gjithashtu kontribuan në totalin e kësaj shume.

Uragani Ian dhe katastrofat e tjera natyrore shkaktuan rreth 115 miliardë dollarë humbje të siguruara gjatë këtij viti, një shifër shumë më e lartë se mesatarja 10-vjeçare prej 81 miliardë dollarësh, sipas vlerësimeve të Swiss Re.

Normat e risigurimeve pritet të rriten ndjeshëm nga data 1 janar, si rezultat i humbjeve që lidhen me uraganin Ian dhe luftën në Ukrainë.

SHQIPËRIA

Sipas raportit vjetor të rrezikut botëror, kryer nga Banka Botërore, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 180 vende bazuar në ekspozimin, ndjeshmërinë, cenueshmërinë, dhe kapacitetet përballuese dhe përshtatëse, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe e 61-ta në botë.

Nga territori i përgjithshëm i Shqipërisë, 86% është e prirur ndaj fatkeqësive; kjo zonë gjeneron 88.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).

Humbjet mesatare vjetore për shkak të fatkeqësive janë rreth 2.5% e GDP-së, ku vetëm nga përmbytjet dëmet llogariten mesatarisht 48 milionë dollarë në vit.

Këto vlerësime mbulojnë asetet e sektorit privat, por jo ato publik.

AMF: Sigurimet e Pronës janar-nëntor 2022, 17 milionë $

Ndërsa viti 2022 riktheu në vëmendjen e qytetarëve por edhe të Qeverisë rrëzikun e përbytjeve, mbetet shumë i ulët numri i qytetarëve që sigurojnë pronat nga fatkeqësitë natyrore.

 

Deri në fund të nëntorit të vitit që sapo lamë pas, janë paguar në total 1.7 miliardë lekë, apo afërsisht 17 milionë $ në portofolin e tregut të sigurimeve “Zjarri dhe fatkeqësitë e natyrës”.

Rritje modeste krahasuar me një vit më parë, kur totali ishte afërisht 16 milionë dollarë.

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, në portofolin sigurimi nga “Zjarri dhe Forcat e Natyrës”, gjatë periudhës janar-nëntor 2022, vihet re një rritje prej 5.44% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.73% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2021.

Për t’u theksuar është gjithashtu se ky volum kontratash i dedikohet sistemit bankar, i cili vë kusht Sigurimin e Pronës nga fatkeqësitë për miratimin e kredive.

Po sa të përgatitur dhe të mbrojtur jemi ne përballë fatkeqësive natyrore? Sa prej nesh kanë siguruar banesat, bizneset apo automjetet?

Sigurimi i Pronës

SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për pasuritë e paluajtshme (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik, lëndë e parë, mallra).

Çfarë rreziqesh mbulohen?

Kompania e sigurimit ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:

Zjarrit,

Tërmetit,

Përmbytjes,

Stuhisë,

Rrufesë,

Shpërthimit,

Përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij.

Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

LEXO EDHE: Një ‘kamerdare’ shpëtimi/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, partneri ideal i shqiptarëve për Sigurimin e Pronës

Cili siguracion mbron makinën time nga fatkeqësitë natyrore?

Automjetet janë shumë të rëndësishme për përditshmërinë tonë. Ndaj secili duhet ta ketë të siguruar atë. Por jo të gjitha siguracionet janë njësoj.

Nëse jeni duke kërkuar sigurimin e duhur për makinën tuaj, i cili t’ju mbroj financiarisht edhe nga dukuritë natyrore, zgjidhni Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.

Mbulimet:

  • Dëmtime Aksidentale

Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

  • Thyerja e xhamave

Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm

  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

  • Katastrofat Natyrore

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme

Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementeve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.

  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër

Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar

  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

LEXO EDHEDëborë dhe ulje temperaturash/ KASKO dhe “AutoSOS”, mbrojtje maksimale për makinën tuaj gjatë dimrit

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat