17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInflacioni i nëntorit “qetëson” normat e interesit/ Këshilli Mbikëqyrës i BSH nuk...

Inflacioni i nëntorit “qetëson” normat e interesit/ Këshilli Mbikëqyrës i BSH nuk e ndryshon për kreditë dhe depozitat

Zhvillimet e javëve të fundit me ecurinë e inflacionit ka bërë që Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të frenojë vendimet për rritjen e mëtejshme të normave të interesit.

Inflacioni pritet të shënojë një pikë kthese gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022, të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky parashikim bazohet në reduktimin e pritur të inflacionit në ambientin botëror, në reduktimin progresiv të efekteve të raundit të dytë në vend, si dhe në ruajtjen e normave pozitive të rritjes ekonomike gjatë periudhës në vijim.

Rritja ekonomike pritet të mbetet e moderuar edhe në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe të konvergojë gradualisht drejt normave të saj historike në periudhën në vijim, duke ofruar një raport më të balancuar midis kërkesës dhe ofertës në vend. Përditësimi i projeksioneve për të ardhmen ka konfirmuar pritjet tona të mëparshme. Megjithatë, ky përditësim ka sugjeruar nevojën e një normalizimi më gradual të qëndrimit të politikës monetare.

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

    – të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%;

   –  të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%;

   –  të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%”, tha Guvernatori Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës.

Në vijim të fjalës së tij, Sejko tha se ekonomia shqiptare pritet të rritet në të ardhmen, ndonëse ritmi i rritjes pritet të vijë në ngadalësim në afatin e shkurtër dhe të rritet drejt potencialit në afatin e mesëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat