20.5 C
Tirana
Thursday, May 9, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetU përplas me makinë nga Vasil Bollano, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

U përplas me makinë nga Vasil Bollano, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 17-vjeçari, i cili u përplas një ditë më parë me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.

Adoleshenti nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja. Ai përfundoi në koma gjatë kohës që ishte shtruar në spitalin e Himarës dhe më pas u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë në orën 02:00 pas mesnatës.

LEXO EDHE: 11-mujori 2022 – 1.060 aksidente rrugore, 1.479 të aksidentuar/ Grupmosha e shoferëve problematikë 25-34 vjeç

Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme në fushën e sportit në Llogara, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano duke qarkulluar me automjetin e tij tip Benz ka përplasur për vdekje 17-vjeçarin me iniciale E.H.

Pas ngjarjes u bë shoqërimi në komisariat i Vasil Bollanos.

LEXO EDHE: Vala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve/ Apel për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat