Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, ndërkohë situata më problematike është paraqitur në veri.
Ngë nga bashkitë e goditura është edhe Shkodra ku disa hektarë tokë janë nën ujë e ku dsa familje janë evakuuar.
Në njoftim thuhet se gjithësej janë 482 shtëpi të përmbytura dhe se janë evakuuar 30 familje të evakuara, gjithsej 130 persona, kryesisht nga Njësitë Guri I Zi, dhe Bërdicë.
Njoftimi i plotë:
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m).
- Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
- Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka prezence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.
Familje të evakuara:
Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje (48 përsona)
Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 Përsona)
Lagja Nr.4, 3 familje (7 Persona)
Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 Përsona)
Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 persona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .
Shtepi me prezence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.
- Guri I Zi 250 banesa
- Bërdicë 102 banesa
- Lagja Nr.4, 30 banesa
- Lagja nr. 1, 100 banesa
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore dhe logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.