14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBie numri i lindjeve, mbi 1500 foshnje më pak në tremujorin e...

Bie numri i lindjeve, mbi 1500 foshnje më pak në tremujorin e tretë

Lindshërmia në vendin tonë po pëson tkurrje. Bonusi që qeveria ka ofruar për bebet duket se nuk i ka joshur qytetarët që numri i anëtarëve të familjeve të tyre të shtohet.

Sipas të dhënave të INSTAT lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 ishin 6.172, duke shënuar një rënie me 19,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.

Në tremujorin e tretë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 928 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 139 vdekje më shumë se sa lindje.

Në tremujorin e tretë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021.

Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.172 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 90 lindje.

Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Beratit me 8,7%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28,7%.

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2022 është 5.130, duke shënuar një rënie prej 19,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e tretë 2022 tregon se janë 1.042 lindje më shumë se sa vdekje.

Në tremujorin e tretë 2022, në 11 qarqe të vendit u shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021.

Në tremujorin e tretë 2022, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 126 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.244 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Lezhës me rënie prej 29,7%.

LEXO EDHE: Ponari: Pensionistët shqiptarë marrin 40% më pak se pensionistët europianë. Ja zgjidhja

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat