9.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNesër ngre siparin Panairi i 25-të i Librit/ Rënie e leximit dhe...

Nesër ngre siparin Panairi i 25-të i Librit/ Rënie e leximit dhe ulje tirazhesh

Nën moton “Ne jemi të gjithë lexues” mbahet në Tiranë edicioni i 25 i Panairit të Librit.

Inflacioni i çmimeve ka prekur ndjeshëm edhe librin. Rënia e leximit, reflektohet në ulje tirazhesh dhe rritje çmimesh.

Kjo situatë gri e librit pranohet edhe nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila i delegon përgjegjësitë tek institucionet shtetërore.

Sipas Kryetarit të shoqatës, Petrit Ymeri, edhe në këtë panair do të ketë zbritje çmimesh dhe disa aktivitete që do kenë në qendër kryesisht të rinjtë dhe fëmijët.

Panairi do të organizohet në mjediset e Pallatit të Kongreseve, nga datat 16-20 nëntor.

Aty nuk do të mungojnë takimet me shkrimtarë, poetë, përkthyesë, ku lexuesit do të njihen me botimet e reja.

Paniri i përvitshëm i librit mbledh bashkë 85 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë që përmbyllja e festës së librit do të jetë me çmimet letrare të panirit.

LEXO EDHE: Një platformë që foli shqip në zemër të New York-ut/ “SIGAL Audiobooks”, një kujtim i bukur nëntori për shqiptarët e SHBA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat