Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi ditën e djeshme raportin mbi tregun e sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2022.
Sipas të dhënave, tregu po jep përmirësimi të rritjes teksa primet e shkruara bruto arritën vlerën e 13.88 miliardë lekëve.
Rritja vjetore e tregut për 8-mujorin arriti në nivelin 9.5%, nga 8.5% që kishte qenë për 7-mujorin e parë.
Aktiviteti i sigurimit të Jetës vazhdon të shfaqë ritme më të larta të rritjes dhe primet e shkruara bruto janë zgjeruar me 24.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pesha e këtij segmenti ndaj totalit të tregut të sigurimeve ka arritur në 8.1%, nga 7.1% që kishte qenë një vit më parë.
Por pavarësisht shifrave në rritje, Jeta mbetet sa e panjohur aq edhe e nënvlerësuar në tregun e shqiptar me qytetarët që konsumojnë afërisht 3 euro për frymë siguracione për Jetën.
Aksidentet në punë, zjarret, dëmtimet, ligji për sigurimin e fondeve publike apo private, përgjegjësitë e mjekëve, inxhinierëve, avokatëve, noterëve dhe profesionëve në përgjithësi mungon dhe dëmet në këto fusha janë të mëdha por sërish mbeten produkte siguracioni të pakonsumuara nga klientët.
Nuk duhet harruar që, nga Bashkimit Europian shteti me shpenzimet më të ulëta për prime sigurimi është Rumania me 120 euro në vit me mesataren europiane që vlerësohet në më shumë se 2 mijë euro për frymë në vit. Ndërsa në SHBA dhe Zvicër primi mesatar për frymë arrin në rreth 7 mijë euro në vit.
Një sondazh i zhvilluar nga “Forbes” në SHBA mbi sigurimin e jetës, tregoi se:
– Të paktën 3 në 4 adultë amerikanë kanë një formë sigurimi të jetës.
– Gratë (22%) kanë dy herë më shumë gjasa se meshkujt (11%) të kenë mungesë sigurimi të jetës.
– Shumë amerikanë e shohin sigurimin e jetës si një mjet për të mbrojtur familjet e tyre nga borxhi i papaguar.
– Numri i amerikanëve që besojnë se nuk kanë sigurim të mjaftueshëm të jetës është më shumë se dyfishuar që nga viti 2010.
– 44% e familjeve amerikane do të hasnin vështirësi të mëdha financiare brenda gjysmë viti nëse humbnin pagën kryesore në familje, dhe 28% do të arrinin këtë pikë në vetëm një muaj.
Sigurimet më të çuditshme në botë
Industria e sigurimeve ekziston prej qindra vjetësh dhe ofron polica për të mbuluar pothuajse çdo rrezik të imagjinueshëm.
Megjithëse shumë sigurime kanë vlerë reale dhe mbrojnë nga rreziku i natyrshëm që mund të hasim kudo në jetën e përditshme, disa individë blejnë polica sigurimi që mund të duken absurde dhe qesharake për shumëkënd!
Madje ka sigurime që edhe pse duken të pabesueshme, ekzistojnë vërtetë në botë.
Steven Spielberg, një nga producentët më të mëdhenj të kinematografisë, ka siguruar shëndetin dhe jetën për 1.2 miliard $. Kjo konsiderohet polica më e shtrenjtë e sigurimit personal në të gjithë botën.
Çfarë do të mendonit nëse do të dinit që këmbët e Heidi Klum vlejnë 2.2 milionë dollarë? Vithet e Jennifer Lopezit vlejnë 27 milionë dhe zëri i këngëtarit Rod Stewart vlen 6 milionë dollarë.
Këta janë vetëm tre nga njerëzit e famshëm që kanë siguruar pjesët e trupit të tyre për shifra marramendëse.
Por nuk janë vetëm VIP-at që e bëjnë një gjë të tillë.
Për njerëzit e zakonshëm, sëmundjet, zjarri, tërmetet dhe aksidentet rrugore janë rreziqe që s’duhen shpërfillur ndaj SIGAL UNIQA është në treg prej 23 vitesh për t’ju mbrojtur nga këto rreziqe dhe çdo gjë tjetër që për ju ka vlerë.
Ndaj dhe në raportin e fundit të AMF rezulton kompania më e besuar nga shqiptarët dhe ajo që paguan më shumë në Sigurimet e Jetës.
Sa i përket tregut, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon kryesimin duke zënë 46,20% të tij.
Ndërkohë, numri i dëmeve të paguara gjatë Janar – Gushtit 2022 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës arriti në 1,620.
Edhe këtu SIGAL LIFE vijon të jetë kompania që paguan më shumë dëme, madje me një rritje rreth 11% krahasuar me periudhën janar-gusht 2021.
119 dëmet e paguara nga SIGAL LIFE në periudhën janar-gusht 2022 arrijnë vlerën e mbi 118 milionë Lekë nga 204 milionë që ka paguar në total tregu i Sigurimeve të Jetës.
Tregu i sigurimit të Jetës vazhdon të mbështetet në masën dërrmuese tek sigurimi i jetës së debitorit, produkt ky faktikisht i detyrueshëm, si kërkesë e bankave dhe institucioneve financiare për kreditë afatgjata.
Tregu – Sigurimi i Jetës së Debitorit
Ashtu si në të gjithë tregun e Sigurimeve të Jetës, edhe tek Sigurimi i Jetës së Debitorit, SIGAL LIFE vijon kryesimin duke zënë rreth 56% të tregut. Fakt që tregon besimin e sektorit bankar tek kjo shoqëri.
Dëmet e paguara nga SIGAL LIFE – Sigurimi i Jetës së Debitorit
Edhe sa i përket dëmeve të paguara në këtë sektor të Sigurimit të Jetës, SIGAL LIFE nuk njeh rivalë duke paguar mbi 68% të totalit dhe me një diferencë të theksuar me 3 kompanitë e tjera që operojnë në këtë treg.
SIGAL LIFE ka paguar për periudhën janar-gusht 2022 mbi 70 milionë Lekë dëme, teksa i gjithë tregu i Sigurimeve të Jetës ka paguar në total rreth 103 milionë Lekë.
SIGAL LIFE u themelua në 30 Gusht 2004 ndërsa që prej vitit 2008 Kompania operon nën emrin “SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a”.
SIGAL Life ofron me sukses tek klientët e saj përmes rrjetit të partnerëve në të gjithë Shqipërinë produkte të ndryshme të sigurimit të Jetës duke e konsideruar besueshmërinë e klientëve si një përgjegjësi dhe privilegj shumë të rëndësishëm.
Ngjarje të papritura mund të ndodhin në çdo kohë dhe janë pjesë e përditshmërisë tonë. Me sigurimin e jetës në SIGAL LIFE UNIQA Group Austria përfitoni mbrojtje financiare dhe qetësi mendjeje në rast fatkeqësie.
Mos harrojmë! Jeta është e shtrenjtë por e paparashikueshme dhe është e pamundur për t’i vendosur një çmim…