8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreTragjike në Divjakë/ Hoteli përfshihet nga flakët, pronari gjendet i pajetë brenda

Tragjike në Divjakë/ Hoteli përfshihet nga flakët, pronari gjendet i pajetë brenda

Një hotel është përfshirë nga flakët në Divjakë.

Sipas raportimit të policisë, Brenda hoteli është gjetur edhe një person i gjinisë mashkullore i pajetë. Nga hetimet e kryera, viktima është identifikuar si LL.M., 60 vjeç. Viktima është pronari i hotelit.

LEXO EDHE: Zjarr në një magazinë në Sarandë, humb jetën roja

Dyshohet se gjatë natës zjarri na nisur në dhomën ku ndodhej 60 vjeçari, i cili në pamundësi për të shpëtuar është asfiksuar dhe djegur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat