Një aksident i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier-Vlorë, i ka marrë jetën një fëmije 6 vjeç.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, Andi Mithi, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, humbi kontrollin e makinës.
Si pasojë, mjeti është përplasur me trafikndarësen dhe është kthyer përmbys.
LEXO EDHE: Aksident i trefishtë në Tiranë/ Pse duhet të zgjedhim siguracionin e duhur
Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij, Albana Mithi dhe fëmija tjetër 3 vjeç. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
LEXO EDHE: Sigurimi i Shëndetit/ SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë mes 8 kompanive në treg