13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i trefishtë në Tiranë/ Pse duhet të zgjedhim siguracionin e duhur

Aksident i trefishtë në Tiranë/ Pse duhet të zgjedhim siguracionin e duhur

Një aksident ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur mesditën e sotme në Unazën e Madhe, pranë Kopshtit Botanik, në Tiranë.

Sipas informacioneve, 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa është ende e paqarta nëse ka persona të lënduar.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë.

LEXO EDHEAksidentet/ Ponari apel qytetarëve: Drejtohuni kompanive të sigurimeve, duke u drejtuar avokatëve humbisni kohë dhe para

Automjetet janë një ndër “fiksimet” më të mëdha për shqiptarët, kryesisht të rinjtë. Të gjithë kërkojmë makina të bukura, të shpejta dhe komode duke shpenzuar jo rrallë herë mbi mundësitë tona ekonomike.

Ndaj kushdo që posedon një automjet duhet ta ketë atë të siguruar.

Por jo të gjitha siguracionet janë njësoj.

Nëse jeni duke kërkuar për një sigurim të duhur për makinën, mos u mendoni më! Zgjidh KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria, i cili ndryshe nga sigurimi i detyrueshëm i TPL, është siguracioni vullnetar që mbulon dëmet që mund t’i shkaktohen automjetit tuaj, jeni apo jo fajtor, nga rreziqe si:

– Dëmtimet aksidentale
– Thyerjen e xhamave
– Zjarr, rrufe, eksplozion
– Katastrofat natyrore
– Vjedhjen
– Dëmtimin në parkim nga një mjet tjetër
– Dëmtimin nga aktet keqdashëse

“Kasko Light”

Siguracioni “Kasko Light” nga SIGAL UNIQA është zgjidhja e duhur për ata drejtues mjetesh që nuk kanë një siguracion KASKO për shkak të buxhetit por që duan të mbrojnë makinën e tyre, kryesisht në rast përplasjeje aksidentale.
[9:09 AM, 8/25/2022] Aurel.R: Përmes siguracionit “KASKO Light”, i cili nuk kërkon limit për vjetërsinë e makinës, SIGAL UNIQA mundëson riparimin e shpejtë të mjetit në serviset e autorizuara.

Por çfarë rreziqesh mbulon “KASKO Light”?

Siguracioni “KASKO Light” është mbulimi i rreziqeve për dëmet materiale të shkaktuara mjetit motorrik të marrë në sigurim, nga:

– Dëmtimet Aksidentale (*këtu përfshihen vetëm përplasjet në rrugë me një mjet tjetër të identifikuar, vërtetuar kjo me raportin e Policisë Rrugore)
– Thyerja e xhamave (zëvëndësimin e tyre)
– Zjarri, Rrufeja dhe Eksplozioni
– Katastrofat Natyrore

MINI-KASKO

Sigurimi Mini Kasko është sigurimi i vetë automjetit për dëmtimet aksidentale nga përplasja dy mjeteve në lëvizje, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të vërtetuar me proces verbalin e policisë.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA vlerëson dëmin e automjetit dhe ju dëmshpërblen menjëherë pa patur nevojë të prisni për dëmshpërblimin e kompanisë përgjegjëse.

Sigurimi MINIKASKO mbulon shpenzimet për riparimin e automjetit të dëmtuar si pasojë e një aksidentit.

Nëse ju nuk jeni shkaktar i aksidentit, mos pranoni fajësinë dhe polica e sigurimit do të vazhdojë të jetë e vlefshme duke ju mbrojtur nga aksidente të tjera që mund të ndodhin.

LEXO EDHEEdhe sa? Këmbanat e përsëritura të aksidenteve rrugore në Shqipëri

A doni të shijoni udhëtimin tuaj, lirinë dhe kënaqësinë që ofron ai pa u shqetësuar nëse gjatë rrugës mund të ndodhë diçka, kur do të ndodhë, sa do të të kushtojë dhe si mund të mbrohesh nga çdo e papritur?

Atëherë duhet të zgjidhni Siguracionin e duhur në kompaninë e duhur.

LEXO EDHE: Unike në produkte e gjithmonë pranë klientëve/ SIGAL UNIQA mbetet në majën e tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat