8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i Shëndetit/ SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë mes 8 kompanive...

Sigurimi i Shëndetit/ SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë mes 8 kompanive në treg

SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri edhe sa i përket klasës së sigurimit “Aksidente dhe Shëndeti”.

Sipas raportit më të fundit nga AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-korrik 2022, të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-korrik 2022, arritën në rreth 871 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 15.12% në krahasim me periudhën janar-korrik 2021.

Ndërkohë SIGAL UNIQA rezulton kompania më e madhe si në përqindjen që ze në treg ashtu edhe në dëmet e paguara.

Sa i përket tregut, SIGAL ze 49% të tij, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë zinte 43%.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA është e para mes 8 kompanive të sigurimit me 51.23% ndërsa ka një rritje krahasuar me janar-korrik 2021 ku numëronte mbi 47% të dëmeve të paguara.

Sigurimet e Shëndetit tashmë edhe ONLINE

SIGAL UNIQA ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.

Sot, SIGAL vjen pranë klientëve, brenda e jashtë vendit, me SIGAL ONLINE, platforma që ofron një mundësi fantastike për të aksesuar direkt siguracionin që na nevojitet.

Edhe Sigurimet e Shëndetit mund ti blini ONLINE vetëm me një klik në https://sales.sigal.com.al/onlineinsurancepolicy/#klikProdukt

Korrektësia dhe serioziteti në shërbimin ndaj klientëve, por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve, bëjnë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë lidere në tregun shqiptar të sigurimeve prej më shumë se 23 vjetësh tashmë.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet e sigurimit në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL përballë klientëve.

Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie shëndetin e tyre, të familjarëve dhe më të dashurve të tyre, ndërsa bizneset të punonjësve të tyre.

SIGAL UNIQA ndjehet krenare për shërbimin që u ofron klientëve, ndërsa premton vazhdimin e rrugës së ndjekur edhe në të ardhmen.

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Të parët dhe më të mirët në treg/ Shqiptarët “i japin notën 10” SIGAL UNIQA-s në Sigurimin e Pasurisë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat