11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë parët dhe më të mirët në treg/ Shqiptarët “i japin notën...

Të parët dhe më të mirët në treg/ Shqiptarët “i japin notën 10” SIGAL UNIQA-s në Sigurimin e Pasurisë

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi pak ditë më parë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-korrik 2022.

Sipas raportit, primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-korrik 2022 arritën rreth 4,879 milionë lekë, 6.25% më shumë se në periudhën janar-korrik 2021. Ndërsa numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 24.13% krahasuar me periudhën janar-korrik 2021.

LEXO EDHEJanar-korrik 2022/ Tregu i sigurimeve i orientuar tek Jo-Jeta, primet nga sigurimet e Jetës rritje me 25.15%

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-korrik 2022 siguruan mbi 2,190 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 68.82%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.34% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-korrik 2022, vihet re një rritje prej 4.52% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.87% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-korrik 2021.

Sa i përket 8 kompanive që operojnë në tregun shqiptar të sigurimeve të Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria është ajo që vijon të dominojë në portofolin e Pasurisë duke zënë 51.44% të tij, ndërsa në periudhën janar-korrik 2021 zinte 43.01%.

Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa tregoi forcën dhe seriozitetin e saj pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme te klientët e saj. Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri Skampa në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Përveç korrektësisë dhe seriozitetin me klientët, SIGAL ka edhe një tjetër çelës suksesi që e kanë bërë kompaninë më të besuar të sigurimeve: pagimin e drejtëpërdrejtë të klientëve në rast dëmi, qoftë ai material apo shëndetësor.

Por SIGAL UNIQA vjen edhe me lehtësira të tjera tashmë. Për çdo siguracionin që ju nevojitet, përfshirë edhe ato të pasurisë, ju nuk keni nevojë të paraqiteni në një zyrë SIGAL.

Mjafton një celular ose laptop dhe në pak minuta ju mund të blini atë që ju nevojitet ONLINE. Thjesht, shpejtë dhe sigurt…

LEXO EDHE: Të duhet një siguracion? Kliko dhe Bli Online në SIGAL

Çfarë pret? Akoma nuk e ke siguruar shtëpinë, pronën apo biznessin?!…

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat