18.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet6 mujori i parë 2023/ Raporti i AMF: Kompania që kryeson tregun...

6 mujori i parë 2023/ Raporti i AMF: Kompania që kryeson tregun e sigurimeve në Shqipëri

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikon raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2023.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-qershor 2023 kapën vlerën 11,042 milionë lekë, ndërsa numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 638,072 me një rritje prej 12.72% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu vijon të jetë i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.80% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.13% dhe risigurimi 0.07 %.

Sa i përket kompanive që operojnë treg, SIGAL UNIQA Group Austria dhe SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijojnë të mbeten më të mëdhatë dhe më të besuarat te sigurimet e jo-jetës dhe jetës.

Ndarja e tregut 

Sigurimet e Jo-Jetës

 

Sigurimet e Jetës

Dëmet e paguara

SIGAL UNIQA ka paguar gjatë 6-mujorit të parë 2023 mbi 714 milionë Lekë dëmshpërblime tek klientët e saj teksa 8 kompanitë në total kanë paguar 3 miliardë lekë.

SIGAL LIFE UNIQA ka paguar gjatë 6-mujorit të parë 2023 mbi 84,2 milionë lekë me 4 kompanitë në total që regjistrojnë 158,2 milionë lekë dëmshpërblime.

Sipas shifrave të AMF, nëse do të llogarisim totalin e tregut të sigurimeve në Shqipëri, Jo-Jetë dhe Jetë, ku operojnë 12 kompani, SIGAL UNIQA Group Austria ze rreth 30% të tij.

PSE KY BESIM I PALËKUNDUR TEK KJO KOMPANI?

Shërbimi profesional ndaj klientëve, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe risitë që sjell vazhdimisht në treg janë disa prej arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2,412 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë në mbi 1,230 zyra në 3 shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) me standarte tërësisht europiane duke qenë pranë mbi 1,25 milionë klientëve atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.

Ndaj, edhe sot, pas afro 25 vjetësh, kjo kompani mbetet adresa numër 1 për cilindo qytetar që do të sigurojë jetën, shëndetin, pronën, automjetin e çdo gjë tjetër me vlerë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat