21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet30 banesa të dëmtuara nga tërmeti në qarkun e Dibrës, 4 në...

30 banesa të dëmtuara nga tërmeti në qarkun e Dibrës, 4 në Tiranë

Nuk ka kaluar pa pasoja tërmeti i mbrëmjen së djeshme me epiqendër në Klos.

Dëme më të mëdha kanë pësuar banesat e vjetra private por edhe pallatet. Dhe bëhet fjalë jo vetëm për plasaritje por edhe mure të çara.

Sipas të dhënave nga prefektuara e Qarkut të Dibrës, deri tani rezultojnë të dëmtuara 30 banesa, kryesisht në Klos dhe Mat.

“Për fat të mirë nuk kemi dëmtime në njerëz, deri tani ka ankesa nga qytetarët edhe të verifikuara rreth 22 ndërtesa”, tha Prefekti i Dibrës.

Tërmeti riktheu panikun tek shumë qytetarë të cilët u detyruan të lënë shtëpitë dhe të dalin në rrugë.

LEXO EDHE: Lëkundje të forta sizmike shkundin sërish Shqipërinë/ Sa shumë nevojë kemi për Sigurimin nga Tërmetet

Pasojat e tërmetit u ndjenë edhe në Tiranë, ku konkretisht në fshatin Zall Bastar, raportohet të jenë dëmtuar 4 shtëpi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat