5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet19 vende në Evropë në rrezik ekstrem nga zjarret, mes tyre edhe...

19 vende në Evropë në rrezik ekstrem nga zjarret, mes tyre edhe Shqipëria

19 vende evropiane janë në alarm të rrezikut ekstrem nga zjarret, në një hapësirë ​​që shtrihet nga Portugalia dhe Spanja në jugperëndim deri në Shqipëri dhe Turqi në juglindje, sipas Sistemit Evropian  të Informacionit për Zjarret në Pyje.

Ndërsa vala e të nxehtit të Evropës lëviz drejt lindjes, zjarret kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, duke mbuluar me tym pjesë të Italisë, Francës, Spanjës, Portugalisë e Greqisë.

Gjermania, Hungaria dhe Italia janë goditur me temperatura të larta prej më shumë se 38 gradë.

Dita e sotme shënoi pak lehtësim për Mbretërinë e Bashkuar , ku temperaturat u ulën nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej 40.3 C të martën.

Por disa zona rezidenciale rreth Londrës u lanë në gërmadha pasi zjarret shpërthyen nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit, duke futur shërbimin e zjarrfikësve në një krizë që nuk ishte që nga lufta e dytë botërore.
I nxehti përvëlues nuk po djeg vetëm Evropën. Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes, pasi vala e të nxehtit që nuk tregon shenja ngadalësimi po  pjek rajonet jug-qendrore të vendit.
Edhe në Kinë, miliona qytete me popullsi të dendur po përjetojnë nxehtësinë ekstreme.
Sipas Administratës Meteorologjike të Kinës, të paktën 31 qytete kineze lëshuan paralajmërimin e dytë më të lartë të alarmit portokalli, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 37 gradë Celsius në 24 orët e ardhshme.

SHQIPËRIA, SHTETI MË I RREZIKUAR NGA KATASTROFAT NË EUROPË

Shqipëria, sipas raporteve më të fundit është konsideruar si shteti më i rrezikuar nga katastrofat në Europë.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Evropën arrin në 5.2.

SHQIPTARËT, NIVELIN MË TË ULËT TË SIGURIMEVE PËR FRYMË

Por pavarësisht paralajmërimeve dhe asaj çfarë po ndodh në Europë dhe botë, shqiptarët vijojnë të kenë nivelin më të ulët të sigurimeve për frymë në rajon dhe kontinent.

“Sigurimet janë një shërbim që i duan të gjithë por askush nuk ka dëshirë ti blejë. Të gjithë thonë duhet, por të gjithë këta thonë pasi ndodh ngjarja. Vetëm 55 euro për frymë është konsumi për produkte sigurimi, ndërsa tani pas zjarreve që ndodhën në zona të ndryshme të Shqipërisë dëmtimet kanë qenë shumë më të mëdha.

As unë nuk e dua që të ketë sigurime të detyrueshme. Njerëzit duhet të jenë të lirë të zgjedhin atë që duan dhe të mbulohen për ato çfarë duan”, do të shprehej në një intervistë televizive Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet dhe fenomene të tjera natyore.

Sigurimi i shtëpisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Sigurimi i biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson që Sigurimet e Pasurisë dhe Shëndetit ti blini edhe ONLINE, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Ju mjafton një celular ose laptop, internet dhe në pak minuta siguracioni që ju nevojitet vjen tek ju.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Kontakt:

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat