8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet121 viktima dhe 946 të plagosur nga aksidentet në janar-gusht 2023/ A...

121 viktima dhe 946 të plagosur nga aksidentet në janar-gusht 2023/ A i llogarit kush kostot e larta financiare për përgjegjësit?

“Gjatë muajit Gusht 2023 numërohen 117 aksidente rrugore nga 109 të ndodhura në muajin Gusht 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 7,3 %”.

Kështu thotë INSTAT në raportin e saj më të fundit mbi aksidentet rrugore në vend.

Sipas të njëjtit burim, në 117 aksidentet e muajit gusht 11 persona kanë humbur jetën ndërsa 169 kanë mbetur të plagosur.

Sa i përket 8-mujorit, në Shqipëri janë regjistruar 770 aksidente rrugore me 121 viktima dhe 946 të plagosur.

Një aksident, veç pasojave materiale, ka edhe kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit.

E para, kur shkaktari nuk është i siguruar dhe si shkaktar i dëmit duhet të marrë përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar; dhe e dyta, kur kompanitë e sigurimit ndihmojnë drejtuesin e automjetit shkaktar të dëmit të heqë këtë përgjegjësi nga vetja, duke i marrë përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar.

Këtu duhet të kuptojmë edhe limitet e dëmshpërblimit.

Për dëme pasurore, me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetësore dhe përkeqësime të shëndetit, të shkaktuara nga një aksident të shkaktuara nga mjetet, përfshirë mjetet e paidentifikuara, dëmi financiar llogaritet deri 50 milionë lekë. Kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje të sigurimit është 20 milionë lekë.

Ligji përcakton se nëse automjeti juaj nuk ka siguracionin e nevojshëm, shkaktari i dëmit do të duhet të përballet me pasojat financiare të mësipërme, tepër të larta, që mund të çojnë në rrënim ekonomik për gjithsecilin.

Një panoramë e tillë me më shumë se 946 të aksidentuar dhe 121 të vdekur është një dëm i jashtëzakonshëm edhe për shoqëritë e sigurimit.

Ndërkohë, një tjetër problem i mprehtë mbeten edhe sekserët që shkojnë në vendngjarje apo në spital, duke kërkuar të përfitojnë nga dëmshpërblimi që u takon palëve të aksidentuara.

Sipas Shoqatës së Siguruesve, ka pasur raste kur është tjetërsuar edhe ngjarja, duke lëkundur kështu besimin te kompanitë e sigurimit.

Pse “Sigurimi i Makinës” nuk duhet parë thjesht si një detyrim ligjor

Sigurimi i detyrueshëm mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, TPL, është një sigurim i detyrueshëm, 1-vjeçar, i cili i ofrohet poseduesit të mjetit motorik, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës.

Çfarë mbulon ky siguracion?

Sigurimi i detyrueshëm i mjetit motorrik mbulon dëmet që i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit të mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës.

Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rrugë, vetë strukturave të rrugës dhe pasurive përreth si shtylla, dyqane etj).

Lidhja e kontratës së sigurimit është një detyrim që buron nga Kodi Rrugor dhe Ligji nr.32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Masat ndëshkuese nëse nuk pajisesh me Sigurim

Moszbatimi i këtij detyrimi ligjor shoqërohet me masa administrative që rëndojnë xhepin e pronarit të mjetit të pasiguruar. Me ndryshimet e reja ligjore dhe zhvillimin e teknologjisë së strukturave të Policisë Rrugore, evidentimi i mjeteve të pasiguruara është bërë më i lehtë.

Kujtojmë se cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me masë administrative gjobë nga 10,000 deri në 40,000 lekë.

Si duhet të veproni për tu dëmshpëblyer në rast dëmi?

Nëse përfshiheni në një aksident dhe sido që të jetë situata:

  • Ruani qetësinë në çdo çast;
  • Mos e lëvizni mjetin e aksidentuar;
  • Bëni foto me targa të mjeteve në vendin e ngjarjes;
  • Mos pranoni fajësinë, në rast se nuk jeni fajtor!
  • Njoftoni dhe prisni ardhjen e Policisë Rrugore për ekspertizën e vendngjarjes;
  • Njoftoni kompaninë tuaj të sigurimeve.

Nëse keni sigururacionin TPL të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni kompanisë së sigurimit është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim
  • Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen ose Vendimi i formës së prerë i gjykatës (Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen), Akti i ekspertimit autoteknik kur në aksident rezultojnë dëme shëndetësore;
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksident(e), në vendin e ngjarjes;
  • Fotografi të mjeteve/objektit të përfshirë në aksident;
  • Formulari i Vërtetimit Miqësor të Ngjarjes;
  • Leja e qarkullimit të mjetit/dokument pronësie objekti;
  • Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar;
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
  • Certfikata e kontrollit teknik;
  • Autorizim përdorimi (nëse nuk jeni pronar i mjetit);
  • Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat;
  • Deklarata e të dëmtuarit;
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga siguruesi.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat