15.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarret përfshijnë banesa, dyqane dhe fabrika. Nuk mungojnë as viktimat/ Akoma nuk...

Zjarret përfshijnë banesa, dyqane dhe fabrika. Nuk mungojnë as viktimat/ Akoma nuk je siguruar?!

Raste të shumta të incidenteve me zjarrin janë raportuar ditën e djeshme dhe të sotme, ku nuk kanë munguar edhe viktimat.

Dyqane, supermarkete, fabrika dhe banesa janë djegur gjatë 24 orëve të fundit në disa qytete të Shqipërisë, pa harruar edhe flakët në tragetin e linjës Greqi-Itali.

DIGJET DYQANI NË TIRANË

Një dyqan është përfshirë nga flakët këtë të premte në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Pepo” në kryeqytet.

Policia njoftoi se si pasojë e flakëve ka patur vetëm dëme materiale.

ZJARR NË NJË SUPERMARKET NË DURRËS

Një supermarket në një qendër tregtare në Durrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 e natës. Fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar por dëme të shumta materiale.

PËRFSHIHET NGA FLAKËT BANESA NË ROSKOVEC

Një banesë u përfshih nga flakët në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Suk të Roskovecit.

Flakët përfshinë banesën e shtetasit Viktor Saka, ku fatmirësisht nuk kishte asnjë person të lënduar.

Si pasojë e zjarrit janë djegur vetëm orenditë shtëpiake. Shkak i flakëve dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

ZJARR NË NJË FABRIKË PESHKU NË LEZHË

Fabrika e përpunimit të peshkut në hyrje të qytetit të Lezhës është përfshirë nga flakët mëngjesin e djeshëm.

Zjarri ra rreth orës 06:00, ndërsa shkak i flakëve dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Mësohet se disa prej punonjësve ishin kishin hyrë brenda. Fatmirësisht ata arritën të dilnin jashtë godinës.

DIGJET BANESA NË BORSH, HUMBIN JETËN BURRË E GRUA

Dy persona, burrë e grua kanë humbur jetën këtë të shtunë në një banesë në fshatin Borsh e cila ishte përfshirë nga flakët.

Burimet konfirmuan për “Panorama.al” se forcat zjarrfikëse të Himarës kanë marrë njoftim për një banesë që po digjej në fshatin Borsh.

Për fat të keq, dy persona janë gjetur të pajetë. Panorama konfirmoi se viktimat janë shtetasit Rrapo Cika dhe Savete Cika, perkatesisht 83 vjeç dhe 71 vjeçe.

Dyshimet janë që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Përfshihet nga zjarri trageti i nisur nga Greqia drejt Italisë, disa të zhdukur

Trageti i linjës Igumenicë-Brindisi (Greqi-Itali) u përfshih nga flakët e zjarrit ditën e djeshme, në mes të detit, në veri të ishullit të Korfuzit.

Në bordin e tragetit ndodheshin 290 persona, nga të cilët 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, si dhe 25 makina dhe 153 kamionë.

Zjarri në traget ra në pjesën garazhdit të automjeteve duke shkaktuar alarm dhe panik tek udhëtarët, pjesa më e madhe e të cilëve ishin italianë.

Lexo edhe: Rriten incidentet nga zjarri/ Me 0.5 euro për m2 SIGAL ju rikthen shtëpinë në gjendjen e mëparshme

Në një kohë kur ngjarje të tilla sa vijnë dhe shpeshtohen, nevoja për të siguruar banesat dhe bizneset tona bëhet gjithnjë dhe më jetike.

Kostoja financiare e Sigurimit të Pronës është e përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë pasi në SIGAL UNIQA Group Austria sigurimi i banesës apo biznesit tuaj kushton duke nisur nga 0.5 euro për m2.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);

Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);

Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt

Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;

Zjarri i ardhur nga fqinji.

Çdo individ apo strukturë që ka një dokument pronësie mund të mbulohet në sigurim.

Mos prit më! Siguro pronën dhe shmang të papriturat…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat