15.5 C
Tirana
Sunday, May 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarret evakuuojnë mijëra banorë në Spanjë/ Në Kanada më shumë se 1000...

Zjarret evakuuojnë mijëra banorë në Spanjë/ Në Kanada më shumë se 1000 vatra aktive

Zjarret në ishullin Tenerife në Spanjë janë jashtë kontrollit.

Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikëset e kanë të pamundur të lokalizojnë flakët. Rreth 250 zjarrfikës janë në terren ndërsa po marrin pjesë ne operacion dhe 17 avionë dhe helikopterë.

Deri më tani 7,600 njerëz janë evakuuar ndërsa të tjerë janë këshilluar të qëndrojnë brenda banesave.

Shumë rrugë janë të bllokuara ndërsa shërbimet janë pezulluar.

Në situate emergjentë janë dhe disa zona në Kanada. Për shkak të flakëve, rreth 20 mijë banorë janë evakuuar në qytetin të Yellowknife.

Zyrtarët thonë se zjarri, i cili po përhapet ngadalë, është 15 km në veriperëndim të qytetit dhe mund të arrijë në periferi deri të shtunën nëse nuk ka shi. Kryeministri Justin Trudeau thirri në një takim zyrtarë të lartë dhe ministra për të diskutuar mbi situatën e zjarreve.

Aktualisht në të gjithë Kanadanë ka më shumë se 1000 vatra aktive.

LEXO EDHE: Mundi i një jete shkrumbohet për pak çaste/ Zjarri djeg vilën tre-katëshe në Kukës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat