2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiZhvillime të reja me InsurTech, dixhitalizimi pritet të përmirësojnë shkallën e penetrimit...

Zhvillime të reja me InsurTech, dixhitalizimi pritet të përmirësojnë shkallën e penetrimit të sigurimeve

Dixhitalizimi përmes InsurTechs apo platformat dixhitale të siguruesve dixhitalë do të përmirësojnë shkallën e penetrimit të sigurimeve në Indonezi, sipas Fitch në një raport të ri. Penetrimi i sigurimeve ka qenë i ulët lidhur me dijet financiare dhe përfshirja e produkteve të sigurimit është përmirësuar disi vetëm në pesë vitet e fundit, sipas një studimi kombëtar.

Numri i kompanive InsurTechs në Indonezi është rritur gjatë viteve të fundit, veçanërisht me fillimin e pandemisë COVID-19 në fillim të vitit 2020, në përgjigje të kufizimit të lëvizjeve. Shumica e fondeve për InsurTechs janë ngritur gjatë viteve 2020-2022.

InsurTechs ofrojnë akses të lehtë tek produktet e sigurimit, kryesisht për produkte mikro dhe ato të jo jetës, megjithatë ato përballen me barriera lidhur me hyrjen në treg duke qenë se ato nuk kanë një licensë si kompanitë tradicionale të sigurimit. Edhe kështu, zgjerimi i mëtejshëm nga InsurTechs do të formësojë kanalet e shpërndarjes në tregun indonezian të sigurimeve.

Siguruesit tradicional po lidhin partneritete me InsurTechs për të diversifikuar kanalet e shpërndarjes për të kapur rritjen e biznesit. Diçka e tillë do të shërbejë si një katalizator për rritjen e industrisë. Siguruesit tradicional kanë investuar gjithashtu në shërbimet dixhitale, veçanërisht në përgjigje të kufizimit të lëvizjeve në kuadër të COVID-19.

Sipas Fitch, InsurTechs dhe siguruesit tradicional do të krijonë rrjete të sigurta dhe të besuara përkundrejt rritjes së risqeve kibernetike, duke qenë se gjithnjë edhe më shumë produkte sigurimi po ofrohen në rrugë dixhitale. Siguria kibernetike është thelbësore për sektorin e sigurimeve teksa klientët po përdorin gjithnjë edhe më shumë pajisjet dixhitale për të aksesuar produktet e sigurimit. Rregulloret janë thelbësore egjithashtu. Autoriteti i Shërbimeve Financiare të vendit po përgatit rregulloret mbi InsurTechs.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat