13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZbardhet kalendari i "Nations League"/ Njihuni me ndeshjet e Shqipërisë

Zbardhet kalendari i “Nations League”/ Njihuni me ndeshjet e Shqipërisë

Shqipëria njohu pasditen e së enjtes kundërshtarët që do të ketë përballë në grupin B1 të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në UEFA Nations League në transfertë ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 7 Shtator në orën 20:45.

Tre ditë më pas, më datë 10 Shtator kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë në orën 20:45.

Në muajin Tetor, ekipi Kombëtar do të luajë dy ndeshje në transfertë.

Më datë 11 Tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 Tetor Shqipëria do të luaj sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin Nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 Nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League:

07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri      20:45

10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji      20:45

11.10.2024 Çeki – Shqipëri             20:45

14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri      18:00

16.11.2024 Shqipëri – Çeki             20:45

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë       20:45

LEXO EDHE: “Nations League”/ Sylvinho: Grupi i fortë e i vështirë, por i bukur dhe i ekuilibruar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat