13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Nations League"/ Sylvinho: Grupi i fortë e i vështirë, por i bukur...

“Nations League”/ Sylvinho: Grupi i fortë e i vështirë, por i bukur dhe i ekuilibruar

Pasditen e djeshme, u hodh në Paris shorti i grupeve për “UEFA Nations League”, ku pjesë bën edhe Shqipëria, e cila do të ketë si kundërshtarë Republikën Çeke, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Tekniku Sylvinho, i cili vlerësoi grupin dhe kundërshtarët, ndërsa theksoi se është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por në të njëjtën kohë edhe i bukur, teksa shpalos objektivat e skuadrës, nënvizon se Kombëtarja shqiptare është e barabartë me të gjitha ekipet.

“Është gjithmonë nder të jesh këtu dhe të marrësh pjesë në një short të bukur si ky i sotmi. Kishte shumë njerëz dhe skuadra të rëndësishme këtu. Nuk është e thjeshtë, është një grup i vështirë. Nuk është e thjeshtë, të gjithë po rriten shumë. Kemi luajtur së fundmi me Çekinë, një skuadër e fortë. Gjeorgjia po ashtu, një ekip që po rritet shumë. Ashtu edhe Ukraina. Është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por i bukur.

Ne duhet të luajmë. Është një kompeticion i vështirë. Gjithçka luhet brenda tre muajve, shtator-tetor-nëntor. Ky është një moment tjetër në jetën tonë për të bërë një përpjekje të madhe për të luajtur dhe për të provuar. Mendoj se jemi të barabartë me të gjithë ekipet. Është një grup i vështirë, por shumë i ekuilibruar”, u shpreh tekniku Sylvinho.

SI LUHET DHE RREGULLORJA

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe gjithçka do të nisë pas Kampionatit Europian, saktësisht në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e para.

Liga e Kombeve nisi aktivitetin në sezonin 2018-2019. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C, por pas suksesit të sezonit 2020-2021 ku u rendit në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, siguroi biletën për në Ligën B, ku u rendit e treta me 2 pikë pas Izraelit (8) dhe Islandës (4). Rusia e shortuar në këtë grup nuk luajti sepse ishte e përjashtuar nga UEFA.

LIGA A

Grupi A1: Kroacia, Portugalia, Polonia, Socia.
Grupi A2: Italia, Belgjika, Franca, Izraeli.
Grupi A3: Holanda, Hungaria, Gjermania, Bosnjë-Hercegovina.
Grupi A4: Spanja, Danimarka, Zvicra, Serbia.

LIGA B

Grupi B1: Republika Ceke, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji.
Grupi B2: Anglia, Finlanda, Irlanda, Greqia.
Grupi B3: Austria, Norvegjia, Sllovenbia, Kazakistani.
Grupi B4: Uellsi , Islanda, Mali I Zi, Turqia.

LIGA C

Grupi C1: Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia, Estonia.
Grupi C2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituania/ Gjibraltari*
Grupi C3: Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda e Veriut, Bjellorusia
Grupi C4: Armenia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letonia.

LIGA D

Grupi D1: Lituania/Gjiblartari*, San Marino, Lihteshtejni.
Grupi D2: Moldavia, Malta, Andorra.

KALENDARI I NDESHJEVE

Ndeshja e parë
5 ose 7 Shtator 2024

Ndeshja e dytë
8-10 Shtator 2024

Ndeshja e tretë
10 ose 12 Tetor 2024

Ndeshja e katërt
13-15 Tetor 2024

Ndeshja e pestë
14-16 Nëntor 2024

Ndeshja e gjashtë
17-19 Nëntor 2024.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat