11.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Xprimm”: Standard & Poor's konfirmon vlerësimin maksimal për “UNIQA Insurance Group”

“Xprimm”: Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin maksimal për “UNIQA Insurance Group”

“Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon vlerësimin me “A” për “UNIQA Insurance Group” dhe “UNIQA Re”.

 Kështu e nis artikullin portali i njohur europian, dedikuar botës së sigurimeve “Xprimm” teksa citon raportin më të fundit nga agjensia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s.

Sipas mendimit tonë, grupi do të vazhdojë të përdorë marrëdhëniet e tij të gjata me klientët, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bashkëpunimet bankare për të çimentuar më tej pozicionin e tij në tregun austriak dhe atë në Evropën Qëndrore Lindore”, citon media në fjalë analistët e “S&P”.

Agjencia e vlerësimit pret që UNIQA të ruajë përfitimet e saj në 2023-2025 pavarësisht sfidave gjeopolitike dhe makroekonomike që po kalon bota.

“S&P” përmend gjithashtu integrimin e suksesshëm të kompanive AXA, duke përmirësuar më tej pozitën e UNIQA në Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki. Analistët presin që ky trend të vazhdojë duke pritur rezultate dhe kapitalizim më të fortë.

Prandaj, agjencia e vlerësimit pret që UNIQA të ruajë fitimin e saj në 2023-2025, pavarësisht sfidave gjeopolitike dhe makroekonomike.

Sipas “S&P”, UNIQA ka krijuar një pozicion të mirëpërcaktuar në treg dhe një portofol të gjerë dhe të larmishëm produktesh, në tregun austriak dhe evropian të sigurimeve përmes një strategjie të fokusuar te rritja organike.

“Ne presim që Grupi të vazhdojë të zgjerohet. me sukses në 2023-2025, i nxitur nga rritja organike e njësive të Evropën Qëndrore dhe Juglindore, efektet e vazhdueshme të sinergjisë dhe një biznes bazë të qëndrueshëm në Austri.”

LEXO EDHE: Intervista/ CEO i “UNIQA”: U japim siguri mbi 16 milionë njerëz në Austri dhe pothuajse të gjithë Evropën Juglindore

Që prej marsit 2007 “UNIQA Insurance Group” është pjesë edhe e tregut rajonal të sigurimeve, fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, përmes Grupit “SIGAL UNIQA”.

Kompania me seli në Vjenë, me një potencial të jashtëzakonshëm dhe me një eksperiencë mbi 200-vjeçare në këtë industrinë e sigurimeve, ishte dallëndyshja e parë nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar ndërsa sot, përmes Grupit “SIGAL UNIQA”, është zgjedhja e parë për sigurimin e Jetës, Pronës, Shëndetit, Automjetit apo Pensionit Privat.

LEXO EDHE: Njihuni me “UNIQA Insurance Group”, i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat