16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"WirtschaftsWoche": 10 shtetet më të varfëra në Europë, Shqipëria e dyta

“WirtschaftsWoche”: 10 shtetet më të varfëra në Europë, Shqipëria e dyta

Njerëzit në Europë gjithashtu po luftojnë për të mbijetuar.

WirtschaftsWoche” ka përpiluar një listë të rajoneve më të dobëta ekonomikisht. 

Shpesh në qendër të vëmendjes vihet pasuria e vendeve europiane, qoftë Luksemburgu, Zvicra apo Norvegjia. Por ka edhe rajone në kontinent ku njerëzit jetojnë në varfëri dhe po luftojnë për të mbijetuar.

Për këtë është përpiluar një pasqyrë e shkurtër e vendeve më të varfra në Europë, duke matur Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, të konvertuar në euro. 

Në vend të parë si shteti më i varfër në Europë është Bosnjë-Hercegovina. Shkalla e papunësisë në vend është 40%. Ky është niveli i tretë më i lartë në botë pas shteteve Xhibuti dhe Kongo. Bosnjë-Hercegovina ndodhet në një nivel shumë më të dobët se fqinjët e saj të varfër.

PBB-ja për frymë është 7.46 euro. 

Në vend të dytë është Shqipëria. Në dy dekadat e fundit, varfëria në Shqipëri është ulur ndjeshëm. Megjithatë, rreth 1/7 e shqiptarëve ende konsiderohen të varfër. Më shumë se 5% e popullsisë është e kequshqyer dhe rreth 11% e fëmijëve nën moshën 5 vjeç, vuajnë nga vonesa në rritje. Infrastruktura është problemi më i madh në vend. Prandaj, Shqipëria nuk është shumë tërheqëse për investitorët e huaj.

PBB-ja për frymë është 8.50 euro. 

Maqedonia e Veriut është vendi i tretë më i varfër në Europë. Ballkani vazhdon të konsiderohet si rajoni më i paqëndrueshëm në Europë. Më shumë se dy të tretat e popullsisë së ish-republikës jugosllave jetojnë në zonat rurale.

PBB-ja për frymë është 9.20 euro. 

Serbia radhitet e katërta. Në 30 vitet e fundit, populli serb ka përjetuar një konflikt të madh politik: shpërbërjen e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, luftërat që e shoqëruan atë dhe izolimin ndërkombëtar. Varfëria vazhdon të jetë një problem urgjent në Serbi.

Sipas Bankës Botërore, rreth 25% e popullsisë jeton nën kufirin kombëtar të varfërisë.

Nivelet e larta të korrupsionit dhe infrastruktura e dobët janë një barrë serioze për vendin. Më shumë se 1.3 milionë njerëz po luftojnë për të mbijetuar.

PBB-ja për frymë është 9.92 euro. 

Mali i Zi është në vendin e pestë. Krahasuar me vendet e tjera europiane, Mali i Zi është jashtëzakonisht i vogël dhe shpërfillet lehtë, por varfëria në vend është mjaft tronditëse. Papunësia është sa dyfishi i mesatares së BE-së. Pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga sektori i shërbimeve.

PBB-ja për frymë është 10.13 euro. 

Në vend të gjashtë është Bullgaria, ku 65% e popullsisë aktualisht nuk është në gjendje ose me vështirësi arrin të mbulojë shpenzimet e jetesës. Kjo për shkak të nivelit të lartë të borxhit të kompanive shtetërore në sektorin e energjisë dhe spitaleve, infrastrukturës së dobët dhe rënien e numrit të popullsisë.

PBB-ja për frymë është 12.77 euro.

Bjellorusia, që rënditet e shtata, gjithashtu është ende e prekur keq nga kriza ekonomike. Më shumë se 1/4 e popullsisë në Bjellorusi ende jeton nën kufijtë e varfërisë. Kjo prek veçanërisht fëmijët – ata janë viktimat më të mëdha të këtij problemi.

PBB për frymë është 13.42 euro.

Që nga luftërat në ish-Jugosllavi, Kroacia ka luftuar hendekun mes të pasurve dhe të varfërve. Ekonomia është rimëkëmbur disi vetëm në vitet e fundit ku turizmi dhe industria prodhuese kanë kontribuar në zhvillim.

PBB për frymë është 15.73 euro.

Në Rusi, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është i gjerë: disa nuk ngopen, të tjerë luftojnë për jetën e tyre. Varfëria nuk përshtatet me fuqinë e madhe që supozohet të jetë Rusia nën Putinin.

PBB për frymë është 15.81 euro.

Rumania vuan nga varfëria ekstreme. Pothuajse gjysma e popullsisë jeton në kushte të këqija.

PBB për frymë është 16 euro.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat