15.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetViruset/ Mbi 12 mijë të prekur nga infeksionet, Prilli kurrë kaq problematik...

Viruset/ Mbi 12 mijë të prekur nga infeksionet, Prilli kurrë kaq problematik në Shqipëri

Si asnjëherë tjetër kur jemi në mesin e pranverës, po qarkullojnë një sërë virusesh të cilat sipas ekspertëve duket se luftojnë për mbijetesë.

Ndaj shpesh qytetarët ankohen se iu rikthye temperatura, kolla apo simptoma të tjera të cilat duket se kanë zgjatur disa javë.

Instituti i Shëndetit Publik raporton për 12 mijë persona të prekur nga infeksionet respiratore në javë, ndërkohë që kjo shifër nuk është hasur asnjëherë tjetër në muajin prill .

Përveç virozave të shumta, gripi, Covid-i, fruth, virusi respirator sinsicale, alergjitë tek të vegjlit, është shfaqur edhe Pertus apo kolla e mirë e cila ka rënduar edhe më shumë situatën.

“Ka pasur një miksim të qarkullimit të virozëve, që sjell edhe një rëndesë të infeksioneve bashkëqarkulluese. Infeksionet kanë qenë shumë më të fuqishme këtë vit”, thotë për Top-Channel Eurgena Tomini, Drejtoreshë e ISHP.

LEXO EDHE: Rikthehen infektimet nga virusi “Koksaki”/ Fluks i shtuar në QSUT. Prindër, ja çfarë ju nevojitet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat