10.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreVietnam, ligji i ri për sigurimet lehtëson lançimin e produkteve të reja

Vietnam, ligji i ri për sigurimet lehtëson lançimin e produkteve të reja

Ligji i amenduar i Biznesit të Sigurimeve, i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme më 16 qershor 2022, përmban disa ndryshime të cilat do të kenë një impakt afatgjatë mbi tregun e sigurimeve të Vietnamit.

Këto ndryshime ndaj ligjit të amenduar, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2023, përfshijnë:

E para, siguruesve do t’iu jipet dorë e lirë për dizenjimin, zhvillimin dhe marketimin e produkteve të reja. Sipas parktikave aktuale, Ministria e Financave ka miratuar rreth 65 produkte të reja sigurimi dhe rreth 20 produkte sigurimi të ndryshuara dhe komplementare çdo vit. Koha minimale për miratimin e një dosieri të plotë dhe të vlefshëm është 21 ditë pune. Nëse Ministria e Financave duhet të miratojë çdo produkt, kjo mund të vonojë planet e siguruesve për të lançuar produkte të reja.

E dyta, ligji i amenduar ndalon institucionet kredituese nga detyrimi i huamarrësve për të blerë produktet e sigurimit.

E treta, ligji i amenduar do të heqë tavanin nga primet e mikrosigurimeve për të siguruar ekuilibrin ndërmjet primeve dhe niveleve të riskut. Aktualisht, tavani është 6% e të ardhurave vjetore për frymë në zonat urbane.

E katërta, siguruesit nuk do të lejohen të investojnë drejtpërdrejtë në pasuri të paluajtshme. Megjithatë, ata mund të blejnë aksione të kompanive të listuara në bursë të pasurive të palujatshme apo financimin e çertifikatave të fondeve publike, dhe blerjen e pasurive të paluajtshme për përdorim si zyra.

E pesta, siguruesve nuk do t’i kërkohet të kontribuojnë në Fondin e Mbrojtjes së Policëmbajtësve që është ngritur në vitin 2010. Aktualisht, siguruesit duhet të bëjnë një kontribut të detyrueshëm prej 0.3% të primeve totale të sigurimeve. Balanca e akumuluar e Fondit tani është më shumë se sa 42.7 milionë dollarë. Në 12 vitet e fundit, Fondi nuk ka bërë asnjë pagesë. Fondi menaxhohet nga Ministria e Financave.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat