9.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ UNIQA ndriçon kullën: Mendimet tona janë me ata që po vuajnë...

VIDEO/ UNIQA ndriçon kullën: Mendimet tona janë me ata që po vuajnë nga dhuna

Situata aktuale në Ukrainë ka shqetësuar dhe tronditur mbarë opinionin në të gjithë botën.

Bombardimet, godinat e rrafshuara e mbi të gjitha viktimat që po shkakton konflikti i përgjakshëm kanë prekur zemrat e miliarda njerëzve.

Në një situatë të tillë, edhe kulla UNIQA në kryeqytetin austriak Vjenë është ndriçuar me fokus të veçantë “mbi komunitetin tonë, ekipin tonë dhe përgjegjësinë për ta”.

“Mendimet tona janë me ata që po vuajnë nga dhuna. Ne kemi shumë kolegë në Ukrainë dhe fokusi ynë absolut është për t’i ndihmuar ata. Kjo është arsyeja përse aktualisht ne po marrim me qira apartamente në zona të sigurta për ata kolegë dhe familjet e tyre, të cilëve iu është dashur t’i largohen luftimeve.

Për më tepër, po ngrihen dhe organzohen qendra pritje me kujdes mjekësor dhe psikologjik në çdo pikë kufitare me Ukrainën, në Poloni, Rumani, Sllovaki dhe Hungari.

Çdo orë ne marrim oferta të reja ndihme nga anëtarë të panumërt të komunitetit ndërkombëtar të UNIQA, të cilët janë një rreze drite në këto ditë të vështira”, shprehen nga UNIQA Insurance Group.

Nëse ju gjithashtu keni dëshirë të ndihmoni, ju mund, për shembull, të kontribuoni me donacion në fondin e krizës së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR):https://www.unhcr.org

UNIQA Insurance Group, Ndihmojmë Më Mirë Së Bashku

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij që ta sulmojë Ukrainën në mëngjesin e 24 shkurtit. Ukraina po sulmohet nga tri anët, përmes kufirit me Rusinë, Bjellorusinë dhe nga gadishulli i Krimesë, të cilin e ka aneksuar Rusia në vitin 2014.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat