13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Përmbytjet bëjnë "namin" në bashkinë Maliq. Ja pse nevojiten siguracionet

VIDEO/ Përmbytjet bëjnë “namin” në bashkinë Maliq. Ja pse nevojiten siguracionet

Fshati Zëmblak në bashkinë e Maliqit ka përjetuar momente të vështira mbrëmjen e së enjtes, për shkak të përmbytjeve që banorët nuk i kishin parë ndonjëherë në atë zonë.

Ujërat kanë vërshuar thuajse nga të gjitha anët e fshatit duke i kthyer rrugicat në shtrate përrenjsh.

Fatmirësisht nga përmbytjet në Zëmblak nuk janë shënuar lëndime në njerëz, ndërsa ende nuk dihen të dhëna të sakta për dëmet materiale në banesa stalla apo në gjënë e gjallë apo produktet bujqësore.

LEXO EDHE: Ciklone më të shpeshta, reshje, përmbytje dhe rritje temperaturash në të gjithë globin

Ndryshimet klimatike po ndikojnë përherë e më shumë mbi natyrën dhe jetën e mbarë botës por edhe të vendit tonë, Shqipërisë, edhe pse vetëm 28 mijë kilometra katrorë.

E dinit që Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet?

Sipas revistës “Nature”, Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet.

Vendi ynë renditet në vendin e 20-të në botë për nga përqindja e popullsisë në rrezik.

Rreziku për Shqipërinë është theksuar edhe në një raport të Bankës Botërore ku shkruhej se fatkeqësitë natyrore në vendin tonë, si stuhitë e forta dhe përmbytjet, po bëhen më të shpeshta, të paparashikueshme dhe të rënda për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Ndryshimet klimatike pritet të rrisin rrezikun dhe intensitetin e përmbytjeve dhe reshjeve, duke çuar në rritjen e rrezikut të humbjeve të jetës, dëmtimit të pronave dhe infrastrukturës nga përmbytjet e drejtpërdrejta dhe/ose rrëshqitjet e dheut dhe erozioni i tokës”.

 

Gjithashtu bëhet me dije se më shumë se 4 mijë ngjarje fatkeqësish janë regjistruar në Shqipëri nga viti 1851 deri në 2013, ku shumica (33%) janë ngjarje meteorologjike, të ndjekura nga ngjarjet klimatologjike (22%), hidrologjike (21%) dhe rrëshqitjet e tokës (14%) Pjesa e mbetur, rreth 10%, ishin ngjarje gjeofizike, biologjike dhe teknologjike.

Për këtë arsye, vazhdimisht, ekspertët e sigurimeve kanë apeluar tek qytetarët të sigurojnë shtëpitë dhe pronat e tyre në mënyrë që impakti i katastrofave natyrore të mos rëndonte buxhetet familjare por edhe ato të shtetit.

Impakti i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë. Pasi qëllimi i Sigurimit të Pronës, Shëndetit e çdo gjëje tjetër me vlerë është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Bli online Sigurimin e Pronës KËTU.

Cili sigurim më mbron automjetin tuaj nga fatkeqësitë natyrore?

Përgjigja është e thjeshtë: Siguracioni KASKO, si i vetmi siguracion automjeti që mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por dhe gabimet e natyrës!

Çfarë mbulon konkretisht Siguracioni KASKO?

Përveç Katastrofave natyrore, KASKO ju mbron automjetin edhe nga:

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Vjedhja
  • Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Llogarit dhe porosit online Siguracionin KASKO: https://sigal.com.al/merr-cmim

LEXO EDHE: FOTO-VIDEO/ Përmbytjet bëjnë namin në Itali, makinat “flluskojnë” mbi ujë. Si Siguracioni KASKO “nderoi” qytetarin në Shkodër

Mos i lini asgjë ratësisë. Siguroni sot shëndetin, pronën dhe automjetin tuaj dhe mos mendoni për paratë kur të prekeni nga

Ju duhet më shumë informacion? Shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat