18.5 C
Tirana
Sunday, May 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Njerëzit fluturojnë si kukulla, stuhia e fuqishme shkakton kaos në stacionin...

VIDEO/ Njerëzit fluturojnë si kukulla, stuhia e fuqishme shkakton kaos në stacionin hekurudhor

Ndryshe nga e gjithë bota, që është përfshirë nga një mot i nxehtë dhe me temperatura ekstreme, Kina po përballet me tornado dhe stuhi të fuqishme.

Më e prekura është provinca e Shandong, ku janë bërë virale disa pamje në të cilat shihet se si era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë shkaktuar kaos në një stacion hekurudhor, ku pasagjerët kanë parë tmerrin me sy.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihen gra e fëmijë që përpiqen të gjejnë ndonjë strehë të sigurt në momentin kur një stuhi e fuqishme po kalon pranë tyre.

Autoritet nuk raportojnë për të vdekur, por ka shumë dëme materiale dhe disa të lënduar, të cilët kanë përfunduar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

LEXO EDHE:Cilës nga këto fatkeqësi natyrore i druheni më shumë? Ja si përgjigjen shqiptarët

Stuhi ‘të padëgjuara’ bëhen më të zakonshme

Për shkak të ndryshimeve klimatike, shkencëtarët paralajmërojnë se një atmosferë më e nxehtë është një atmosferë më e lagësht. Ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë ujë, duke ndihmuar në prodhimin e reshjeve më intensive dhe stuhive më të forta.

Ndërsa klima ngrohet, stuhitë që dikur mendohej se ishin jashtëzakonisht të rralla, priten të bëhen më të shpeshta.

Shembulli më i afërt për ne shqiptarët janë stuhitë që prekën veriun e Italisë, të cilat lanë pas viktima, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme në banesa, biznese dhe automjete.

LEXO EDHE: Pamje të frikshme nga Italia/ Shtëpi dhe makina të shkatërruara. Pse nevojitet Sigurimi nga Katastrofat natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat