12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCilës nga këto fatkeqësi natyrore i druheni më shumë? Ja si përgjigjen...

Cilës nga këto fatkeqësi natyrore i druheni më shumë? Ja si përgjigjen shqiptarët

Teksa Greqia, Italia dhe rajoni i Ballkanit është përfshirë prej disa ditësh nga temperatura të larta, zjarre masive, stuhi breshëri apo ere, televizioni A2CNN, përmes web-it të tij, ka zhvilluar një sondazh ku pyeste: “Cilës nga kto fatkeqësi i druheni më shumë?”

Si përgjigje ishin: zjarri, përmbytja dhe stuhitë.

Siç shihet në foton e mësipërme, shumica i frikësohet përmbytjeve. Ndërsa zjarri dhe stuhitë ndajnë të njëjtën përqindje.

Por a janë vërtetë të frikësuar shqiptarët nga fatkeqësitë natyrore?

Nëse shohim raportet e përmuajshme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, përgjigja do të ishte jo. Sepse pavarësisht se Shqipëria rënditet mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, përfshirë këtu edhe tërmetet, Sigurimi i Pronës në veçanti dhe sigurimet në përgjithësi do të ishin në shifra më të larta.

Të dhënat e AMF tregojnë se për vitin 2022, primet e shkruara bruto për sigurimin e pronave nga katastrofat kishin vlerën e 1.82 miliardë lekëve, ose më pak se 16 milionë euro.

Shpenzimi mesatar për frymë për sigurimin e pronës nga fatkeqësitë natyrore vlerësohet në më pak se gjashtë euro për frymë ose më pak se 21 euro për familje. Pa harruar këtu që në pjesën dërrmuese, kontratat janë të lidhura me detyrimin e vendosur nga bankat për sigurimin e pronave të lëna si kolateral dhe me sigurimet në segmentin e biznesit.

Aktualisht, vendi ynë rënditet i fundit edhe në rajon sa i përket konsumit për frymë për sigurime: vetëm 45-50 Euro në vit. Ndërkohë që Ballkani e ka disa herë më të lartë, ndërsa Europa 2000-3000.

Por përse shqiptarët vazhdojnë të shpenzojnë më pak për sigurime ndërkohë që rreziqet sa vijnë dhe shtohen?

Kjo ka dy arsye kryesore:

E para, për shkak të kaluarës komuniste ku për gjithçka përgjigjej shteti, kultura e sigurimit është shumë e ulët dhe e dyta, mungesa e një sërë ligjesh që i bëjnë më të domosdoshme dhe më të rëndësishme sigurimet tek çdo qytetar.

Pse europianët nuk e mendojnë jetën pa sigurime dhe çfarë përfitojnë më shumë se ne?

Përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e kudo pasi kontratat e sigurimit janë të njëjta. Por ndryshimi është se ne ende nuk e kemi kulturën e sigurimeve dhe pavarësisht rreziqeve mund ta mendojmë jetën tonë pa një sigurim shëndeti, sigurim shtëpie, makine apo pension pension. Një i huaj nuk mund ta mendojë.

Tregu i Sigurimeve në Shqipëri i konsoliduar, çmimi i sigurimit minimal

Pas tërmeteve të vitit 2019 u shkaktuan shumë dëme materiale dhe jetësore. Tregu i sigurimeve ju gjend pranë të gjithë të dëmtuarve duke i vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe duke i likuiduar në kohë rekord.

Familjarët dhe bizneset e siguruara ishte e vetmja shtresë që nuk u “stresua” për kostot financiare të dëmeve të shkaktuara. Vlera monetare e dëmeve të paguara vetëm në atë periudhë kalon shifrën e 40 milionë eurove.

Qëllimi i sigurimit të pronës është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Për fatin e mirë të të gjithë pronarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë. Teksa një metër katror ndërtim në Tiranë kushton minimalisht 1000 Euro, sigurimin e Pronës mund ta bënin tuajën duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Rëndësia e sigurimit

Familjet apo bizneset, sado të kenë kursyer dhe vënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes nga ngjarje të papritura mund të jetë shumë herë më e madhe se këto fonde. Dhe për të mbuluar riskun e mospërballimit ekonomik nga fenomene si zjarri, tërmeti, përmbytja etj, shoqëritë e sigurimit kanë qenë ndër shekuj dhe mbeten akoma mekanizmi mbrojtës për financat tona.

Duke transferuar riskun te kompania e sigurimit, qytetari dhe biznesin fiton sigurinë e vazhdimësisë së jetës aty ku e ka lënë. Ndaj secili duhet të sigurojë gjithçka posedon duke mos i lënë asgjë rastësisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat