15.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Humbën jetën nënë e bir, parakalimi që shkaktoi tragjedinë në Berat

VIDEO/ Humbën jetën nënë e bir, parakalimi që shkaktoi tragjedinë në Berat

Syri.net sjell pamje të reja nga aksidenti tragjik që ndodhi mesditën e djeshme në Berat.

Klaudija Xhaferi dhe djali i saj 6-vjeçar humbën jetën, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin, doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e lumit Osum.

Siç shihet nga pamjet, të shkëputura nga një kamera sigurie e një biznesi aty pranë, drejtuesja e automjetit ka bërë një parakalim por nga rreziku i përplasjes me një kamion, ka bërë manovrime. Ky ka qenë edhe momenti kur drejtuesja ka humbur kontrollin e ‘Benz’-it dhe për pasojë është përplasur me kangjellat e rrugës dhe më pas ka rënë në Osum.

30-vjeçarja humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa djali i saj 6-vjeçar edhe pse u dërgua në spital, nuk arriti të mbijetojë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat