5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇ'po ndodh me pandeminë? Epidemiologu: Covid-19 nuk zhduket, rastet do të rriten

Ç’po ndodh me pandeminë? Epidemiologu: Covid-19 nuk zhduket, rastet do të rriten

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar në A2 CNN, foli për rritjen e ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, ku ditët e fundit numri ka shkuar gati 300 persona të infektuar në 24 orë.

Epidemiologu theksoi se koronavirusi nuk do të zhduket ndonjëherë, por e rëndësishme është se çdo valë që vjen është më e lehtë, pavarësisht infektimeve që mund të jenë edhe më të larta.

“E para, Covid-19 nuk ikën, nuk do të zhduket ndonjëherë. Ajo që ndryshon është përshtatje me të. Kemi një situatë ku kemi një nënvariant të Omicron, i cili në Europë po shtohet. Nuk janë shifrat e rasteve pozitive ku duhet ta kemi vëmendjen. Nënvarianti BA.5 i Omicron është aktualisht aktiv dhe së shpejti do të bëhet dominant. Kjo nuk është diçka e re, pasi kjo valë ka nisur në Afrikën e Jugut, nga ku shihet se shkalla e shtrimeve në spital nuk është rritur. Kemi edhe Portugalinë, ku situata ishte e njëjtë.  

Edhe në Shqipëri presim rritje, por jo që të çojë në situata që kemi pasur në vitet e kaluara. Çdo valë është më e butë, nuk mund të krahasohemi me variantin Delta”, tha Alimehmeti.

Epidemiologu dha lajmin e mirë se Covid do të kthehet në një virozë standarde, por se kur do të ndodhë kjo nuk dha një përgjigje.

“Ne nuk na interesojnë thjesht rastet pozitive sepse do të kthehet tek ato virozat standarde, që në mënyrë të vazhdueshme, herë pas here do e rizgjojë imunitetin, do të jesh pozitiv, por nuk do të shkaktojë sëmundje të rëndë, që është më e rëndësishmja. Kur do të ndodhë që Covid do të futet në virozat standarde, për këtë nuk kemi një përgjigje”.

Në buletinin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 284 raste të reja, nga 827 testime gjithsej. Ndërkohë, janë shënuar 88 persona.

Fatmirësisht, sërish nuk kemi asnjë humbje jete nga virusi, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë.

Statistika (26 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar në 24 orë 88
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 827

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat