11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Grabitet blindi me para në mes të autostradës, disa të plagosur

VIDEO/ Grabitet blindi me para në mes të autostradës, disa të plagosur

Një grabitje e armatosur e një autoblindi që transportonte para, ka ndodhur në mes të autostradës në Itali, në zonën e Sassari.

Të paktën 5 persona të armatosur bllokuan rrugën duke sulmuar autoblindin dhe dogjën disa automjete të tjera për të përmbushur skenarin e tyre.

Mes grabitësve dhe rojeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa 6 persona mbetën të plagosur.

I plagosur ka mbetur edhe një nga autorët e grabitjes.

Grabitësit u larguan me një kamionçinë dhe një Fiat  që disa minuta më vonë u gjetën të braktisura, jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Ndërsa policia italiane është në ndjekje të autorëve që grabitën autoblindin me para.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat